Përgatiti Elda Islami
Në zgjedhjet e vitit 2021 Lëvizja vetëvendosje në një koalicion parazgjedhor me Listën Guxo fituan 50% të votave, shkruan TV Arbëria.
Tashmë Qeveria Kurti ll ka ardhur në fund të mandatit katërvjeçar, me këtë kjo qeverisje bëhet e para që e çon deri në fund një mandat kushtetues.
Si kandidat për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti para zgjedhjeve të vitit 2021 si çdo parti tjetër bëri publik programin qeverisës.
Në kuadër të premtimeve parazgjedhore, Kurti shprehu para qytetarëve një sërë premtimesh, të cilat zotohej se do të realizoheshin.
Disa nga premtimet më të zëshme të Kurtit në atë kohë ishin: padia për krimet e Serbisë në Kosovë, banimi i përballueshëm për 4.000 familje, ndërtimi i 160 çerdheve. Por asnjë nga këto premtime nuk u realizuan.
Kurti premtoi edhe sigurimet jetësore për Policinë e Kosovës, por që as ky premtim nuk arriti të realizohet.
Edhe premtimi për punësimin e një anëtari të familjeve me asistencë sociale, nuk u përmbush ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri i tanishëm Albin Kurti.
Më poshtë janë vetëm disa nga premtimet që nuk arriti t’i realizojë Kurti gjatë mandatit të tij katërvjeçar:
1. Para të gjitha familjeve dhe prindërve, zotohem se do punoj për t’ju mbështetur në sigurimin e banimit të përballueshëm për shumë kategori shoqërore dhe grupe profesionistësh. Për çiftet e reja, gratë kryefamiljare por edhe shërbyesit publik si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit apo edhe administrata publike, vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje. Kjo do të arrihet përmes programit “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 përkatësisht 150 muajve.
2. Do të disenjojmë intervenime shtesë që do shfrytëzojnë mundësitë për gjenerim të të ardhurave përmes aktiviteteve të kohëpaskohshme duke u kujdesur që të njëjtat të mos prekin përfitimet ekzistuese. Për më të dashurit tanë, për të moshuarit që presin ndihmën tonë, do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbimet e përkujdesjes për ta.
3. Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar dhe 160 çerdhe në të gjithë vendin dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën
4. Para përfituesve të skemave sociale, zotohem se zbutja e varfërisë do të mbetet objektivi ynë më i lartë. Do të kujdesemi që frutet e rritjes së mirëqenies shoqërore të shpërndahen në mënyrë sa më të barabartë midis të gjithë qytetarëve të vendit. Krahas rritjes së përfitimeve nga skemat sociale, dhe shtimit të buxhetit familjar përmes shtesave për fëmijë, do të kujdesemi që të implementojmë programe të punësimit sezonal për nga një anëtar të familjes për të gjithë ata që janë të përfshirë në skemat sociale. Përmes rishikimit të legjislacionit ekzistues do të kujdesemi që targetimi të përmirësohet në mënyrë që askush në nevojë të mos mbetet jashtë ombrellës së mbështetjes sociale. Do të disenjojmë intervenime shtesë që do shfrytëzojnë mundësitë për gjenerim të të ardhurave përmes aktiviteteve të kohëpaskohshme duke u kujdesur që të njëjtat të mos prekin përfitimet ekzistuese. Për më të dashurit tanë, për të moshuarit që presin ndihmën tonë, do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbimet e përkujdesjes për ta.
5. Do të rrisim numrin e qendrave dhe shërbimeve të shëndetit mendor, dhe të bëjmë përmirësimin teknik të qendrave ekzistuese. Si dhe rritjen e numrit të profesionistëve për parandalimin dhe mjekimin adekuat të këtyre sëmundjeve
6. Do të rrisim numrin e qendrave dhe shërbimeve për gjendje të caktuara si autizmi, sindromi Doën etj. Dhe zhvillimin e promovimin e programeve për zvogëlimin e paraqitjes së sëmundjeve profesionale.
7. Prioritet i Qeverisë do të jetë përgatitja e padisë ndaj krimit të gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
8. Njëjtë sikurse Policia e Kosovës që na japin neve siguri, edhe ne duhet t’u japim zyrtarëve policorë sigurimin jetësor e shëndetësor si një e drejtë e garantuar për punën e tyre të rëndësishme por edhe nën rrezik. Paralelisht, do t’ia japim Policisë së Kosovës kapacitetet e domosdoshme materiale, që të ketë mundësi të kryejë punën e vet në mënyrën më efikase të mundshme. Në këtë drejtim, do t’i shtojmë investime flotës policore, si dhe në infrastrukturën dhe teknologjitë e nevojshme për luftimin e krimit, korrupsionit, si dhe ruajtjen e kufirit ajror e tokësor të vendit. /TV Arbëria
Programi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje: