Gjykata Speciale më 5 dhjetor(2024) ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës Isni Kilaj, ish-shefin e AKI-së Bashkim Smakaj, veteranin e UÇK-së Fadil Fazliun dhe ish-ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçit, shkruan TV Arbëria.
Ish-presidenti Hashim Thaçin së bashku me katër të tjerë, Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin akuzohen nga Specialja për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Sipas aktakuzës së konfirmuar, mes datave 12 prill 2023 dhe 2 nëntor 2023, Thaçi iu dha informacione Smakajt, Fazliut, Kilajt dhe Kuçit, për të ndikuar tek dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar
“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Kundër z. Fazliu, z. Smakaj dhe z. Kilaj është ngritur nga një akuzë për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, dhe një akuzë për mosbindje ndaj gjykatës. Kundër z. Kuçi janë ngritur dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në komunikatën e lëshur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Fadil Fazliu në seancën e parë të mbajtur sot(8 dhjetor) u deklarua i pafajshëm, ndërsa Thaçi e Smakaj zgjodhën të mos deklarohen.
Për Hajredin Kuçin dhe Isni Kilajn seanca e parë do të mbahet nesër, e hënë (9 dhjetor).
Historiku:
Isni Kilaj ish kryetari i Komunës së Malishevës, ishte arrestuar për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar (2023), si i dyshuar për pengim të drejtësis. Në maj të këtij viti u lirua me kushte të rrepta, pasi ZPS-ja kërkoi pezullimin e aktakuzës për të përgatitur një version të ndryshuar. Më 18 korrik 2024, ZPS-ja njoftoi se ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar por ende nuk është bërë publike.
Bashkim Smakaj ishte ish- shef i Aki-së dhe ish-kshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, fillimisht në tetor të vitit 2023 ishte bastisur shtëpia e tij, gjatë bastisjes ishin sekuestruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe telefona.
Fadil Fazliu është veteran i UÇK-së i cili veproi në Zonën Operative të Llapit.
Hajredin Kuçi ka qenë ministër i Drejtësisë, në kohën kur President i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Gjithashu Kuçi ishte anëtar i ekipit të Mbrojtjes së Kadri Veselit në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Hashim Thaçit iu konfirmua aktakuza për herë të parë në nëntor të vitit 2020, për rastin Thaçi dhe të tjerët. /TV Arbëria
Katër ish-krerë të UÇK-së të dënuar me mbi 48 vite burgim nga Gjykata Speciale – Arbëria TV