Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Çfarë të blini – Produktet e lira të dyqanit që zëvendësojnë bulmetin

Çfarë të blini – Produktet e lira të dyqanit që zëvendësojnë bulmetin

  • Rritja e çmimeve të bulmetit disa herë gjatë vitit të fundit mund të ketë ndikuar shportën e ushqimeve.
  • Po kështu edhe regjimin tuaj ushqimor dhe vlerat ushqyese që ju merrni çdo ditë.
  • Bishtajorët, drithrat dhe perimet me gjethe jeshile janë zëvendësuesit më të mirë të produkteve të bulmetit.
  • Me disa zëvendësime ju i gjeni të freskëta me çmim më të ulët.

Bulmeti dhe nënproduktet e tij zënë thuajse vendin më të rëndëishëm në shportën ushqimore.

Shumë preferojnë shijen e tyre, recetat që përgatiten me to, pa harruar edhe vlerat e mëdha që i ofrojnë organizmit.

Vetëm 1 gotë qumësht ka 146 kalori dhe 8 gramë proteinë e cila ndihmon organizmin në shumë nivele që lidhen drejtpërdrejtë më shtim të forcës apo masës muskulare.

Ndaj prezanca e tyre në dietën e përditshme është thelbësore për shëndet të mirë.

Megjithatë duke qenë se çmimet e bulmetit dhe nënprodukteve të tij si djathi apo gjalpi është rritur disa herë brenda këtij viti edhe mundësia e zëvendësimit të tyre me produkte që kan ëtë njejtat vlera nuk duhet përjashtuar.

Në këtë artikull në do t’ju rendisim të gjithë produktet altermative që mund të përdorni për të marrë vlerat e bulmetit pa shpenzuar shuma të mëdha parashë.

Nisni me bishtajorët për proteina

Dimri është stina perfekte për të shijuar e gatuar bishtajorët.

Këtu flasim për thjerrëza, fasule, bathë, qiqra apo fara si kinoa e drithra të ndryshe si tërshëra apo orizi.

Të gjithë këta përbërës mund t’i gjeni të freskët, kudo në treg dhe të përfitoni nga vlerat e tyre të njëjta me bulmetin

Në 100 gramë bathë ju mund të merrni 26.12 gr proteina, duke i rendur kështu në listën e bishtajorëve më të pasur me këtë ushqyes.

Thjerrëzat shumë të përhapura në këtë periudhë ju dhruojnë 25.8 gr proteina në një porcion prej 100 gramësh.

Fasulet dhe qiqrat po ashtu kanë nivele të proteiës mbi 20 gramë për procion.

Në këtë mënyrë ju mund të zëvendësoni lehtësisht sasitë e medha të qumështit duke konsumuar më shumë produkte të freskëta si legumet e renditura më sipër.

Burime alternative kalçiumi

Perimet me gjethe jeshile, arrorët, ushqimet e fermentuara apo peshku i konservuar janë zëvendësuesit perfektë.

Kale, spinaqi, lakrat, brokoli dhe çdo perime apo lakër me gjethe jeshile bëjnë pjesë në grupin e zëvendësuesve më të mirë të kalçiumit që ju mund të merrni.

Gjysmë racioni me këto perime ju japin 164 mg kalcium ndërsa tek qumësjti gjeni vetëm 125 mg kalçium për 100 gramë.

Diferenca në çmime

Një shishe me qumësht me sasinë 1 kilogramë tregëtohet me çmimin 150 – 200 lekë në varësi të llojit, përpunimit dhe firmës.

Nga ana tjetër më të shtrenjtë janë djathi, gjalpi dhe produkte të tjera të këtij grupi.

Sipas çmimeve të tregut sot 1 kilogramë gjalpë dhije shkon deri në 1400 lekë, ndërsa djathi i bardhë deri në 1200 lekë për kilogramë.

Ndërsa një kilogramë spinaq mund ta blini me çmimin 80-100 lekë, po kështu ndodh edhe me thjerrëzat të cilat mund t’i gjeni jo më shumë se 150 lekë në paketime 500 gramë.

Kur duhet ta përdorni bulmetin?

Të heqësh dorë përgjithnjë nga një ushqim nuk është asnjëherë e rekomandueshme vetëm nëse pas kësaj zgjedhje ka një arsye shëndetsore apo këshillë mjekësore.

Zgjidhja më e zgjuar do të ishte të ulnit sasinë e përdorimit të bulmetit duke e përdorur atë vetëm në vaktet dhe recetat tuaja të preferuara.

Në vend të tij përdorni më shumë perime dhe fruta të stinës të cilat do t’ju ofrojnë po aq vlera ushqyese dhe shëndet sa këto produkte.

Powered by WordPress