Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çfarë shkruhet në dokumentin që Vuçiq ka pranuar dhe që dëshmon se s’ishte kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë shkruhet në dokumentin që Vuçiq ka pranuar dhe që dëshmon se s’ishte kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kosova mori “dritën e gjelbër” për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjë që zyrtarët serbë e dënuan. Ata e quajtën këtë vendim “muzg i së drejtës ndërkombëtare”, por edhe “turp dhe skandal”. Megjithatë, askush nuk përmendi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Planin Evropian, i mundësoi Kosovës anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, shkruan portali serb “Nova.rs”.

Plani evropian apo “franko-gjerman” për Kosovën de facto u bë korniza e re negociuese për Kosovën dhe Serbinë në janar të vitit të kaluar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fillimisht ka refuzuar të marrë letrën e përmendur, prej të cilit, sipas tij “dhemb koka”, e më pas dokumenti i përmendur është pranuar si pjesë e kornizës së re të negociatave, transmeton Papapraci.

E në këtë dokument, ndër të tjera, shkruan se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën dhe aspiratat së saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Në nenin 4 të Marrëveshjes thuhet qartë se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, dhe këtë marrëveshje e ka pranuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e çka zyrtarët serbë mesa duket “kanë harruar” kur kanë komentuar vendimin e Komisionit.

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ministri i jashtëm serb në largim, Ivica Daçiq e ka quajtur një veprim të tillë “muzg të së drejtës ndërkombëtare” dhe “turp dhe skandal”, ndërsa kryenegoc iatori serb, i cili ka qenë pjesë e delegacionit të Vuçiqit kur e kanë pranuar këtë marrëveshje, Petar Petkoviq, e ka quajtur “muzg i arsyes”.

Mirëpo, ata nuk e thanë një gjë shumë të rëndësishme – nga erdhi ky “muzg” dhe pse Komisioni dha dritën e gjelbër për anëtarësim vetëm tani, edhe pse Kosova ka paraqitur kërkesë qysh në vitin 2022. Është rezultat i marrëveshjes së vitit të kaluar në lidhje me planin evropian që Kosova të përfaqësohet në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Ilir Deda nga Instituti i Shkencave Shoqërore në Vjenë, për mediumin N1.

 

Powered by WordPress