E diela pritet që të jetë e qetë sa i përket ngjarjeve të ditës që do të zhvillohen sot në vendin tonë.
Kjo është ngjarja e paralajmëruar për ditën e sotme:
Ngjarjet e ditës: 23 qershor 2024
09:00
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pret në takim gjeneralin në pension, Wesley Clark. Me këtë rast, atij do t’i ndahet Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës. (Selia e LDK-së, Te Qafa)
10:00
Klubi i Motoristëve “Enduro Sharri” organizon takimin e motoristëve “Moto Meeting. (Parku i Qytetit në Sharr)
11:00 – 12:00
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Deçanin. Në ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa nga ora 12:00, do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit. (Gllogjan/ Kuvendi Komunal i Deçanit)
19:30
Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Konferencës së 14-të të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, orgnizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës.