Kosova është ende nën sanksione nga Bashkami Evropian, kjo përshkak të ngjarjeve që kanë ndodhur vitin e kaluar në komunat veriore të vendit, shkruan TV Arbëria.
Pasi u zgjodhën kryetarët e rinjë në katër komunat veriore, filluan protestat nga komuniteti serbë, e që kryetarët u detyruan të hyjnë në objektet e komunave të shoqëruar nga Policia e Kosovës, situate në atë kohë ishte mjaft e tensionuar në mes dy palëvë.
Kjo nuk i pëlqeu Bashkimit Evropian, duke i quajtur veprimet e Kosovës të njëanshme dhe të pakordinuara, e si rrjedhojë Kosova u vendos nën masa nga BE-ja.
Pas kësaj u arrit dhe marrëveshja ndërmjet Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ndërmjetësit sllovak të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e njohur si marrëveshja e Bratisllavës për shtensionimin e situatës, e që pavarësisht kësaj masat ndaj Kosovës mbetën aktive.
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke përgatitur një raport rreth këtyre masave, i cili parasheh ose jo heqjen e tyre, shkruan TV Arbëria.
Gjithashtu u raportua se në këtë raport do të përfshihet edhe aksioni i fundit në veri nga Policia e Kosovës, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të “Bankës Postare Kursimore”.
Ky raport pritet të finalizohet javën e ardhshme.
Por a do të parasheh raporti heqjen e këtyre masave , ndaj Kosovës?
Për këtë ka folur njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, i cili për TV Arbëria tha se ky raport do duhej të szgjeronte heqjen e masave, kjo sepse me këtë BE-ja do të hiqte një njollë të padrejtësisë.
Arifi potencon se Kosova ka bërë hapa drejtë heqjes së masave, me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
“Kosova e ka përmbushur marrëveshjen e Bratisllavës duke organizuar zgjedhje në veri në bazë të standardeve demokratike dhe ka dhënë kohë të mjaftueshme që komuniteti serbë të organizohet për zgjedhje që realisht komuniteti serbë i ka refuzuar me interferimin e Serbisë dhe kështu që rrjedhimisht i bie se serbët nuk kanë dashur të marrin pjesë në institucionet kosovare, edhe pse kryetarët janë në fuqi deri në zgjedhjet e ardhshme, pra nuk është që ka vakum politik apo institucional tash në veri”, ka thënë Arifi.
Si rrjedhojë, sipas Arifit, Borrell përmes raportit duhet të prezantojë heqjen e masave ndaj Kosovës.
“Në këtë sens bashkimi Evropian, respektivisht raporti i komisionerit për politikë të jashtme, zotëri Borrell do duhej që të shpjegonte heqjen e masave në mënyrë që të vuhej një baraspesh mes palëve, por edhe BE-ja të fitonte repotacion që të tregohet serioze që t’i shpërblejë apo t’i sanksionojë vendet në bazë të meritave pra kjo do të ishte mendoj një raport përfundimtar pozitiv edhe për Kosovën edhe për BE-në edhe për Ballkanin”, ka deklaruar Dritëro Arifi për TV Arbëria.
Masat ndaj Kosovës janë vendosur 11 muaj më parë, në korrik të vitit 2023.
Masat e BE-së përfshijnë: pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave dypalëshe, përveç atyre që përqendrohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. /TV Arbëria