Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çfarë pozicioni mund të ketë Kosova drejt integrimit evropian, pas rritjes të së djathtës ekstreme në PE

Çfarë pozicioni mund të ketë Kosova drejt integrimit evropian, pas rritjes të së djathtës ekstreme në PE

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian kanë përfunduar të dielën, raporton TV Arbëria.

Pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, është parë që kanë mbizotruar me disa fitore të “papritura”, partitë e djathta ekstreme.

Madje pas këtyre rezultateve, Franca dhe Belgjika kanë hapur temat për zgjedhje të parakohshme.

Por si do të ndikojë kjo në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës?

Rreth kësaj për TV Arbëria ka folur analisti Dritero Arifi i cili thotë, me këtë levizje edhe Bashkimi Evropian do ta ketë më të vështirë rreth politikave evropiane.

“Pas zgjedhjeve të parlamentit Evropian kemi marrë indikacione apo trendi është i rritjes së të djathtës ekstreme në skenën politike evropiane pra janë shenjat e para të rikthimit në skenën politike të së djathtës evropiane në Parlamentin Evropian.

Pra këto fitore në një farë mënyre lëkundën disa Qeveri në vendet evropiane dhe shtruan pyetje se çka tash e tutje, në një farë mënyre në Francë veq kemi zgjedhje, në Belgjikë po ashtu, pra është nje indikacion që tash vendet evropiane do ta mendojnë çdo politik që do ta bëjnë tash se çfarë efekti do të ketë në zgjedhjet e ardhshme, e që rrjedhimisht i bie që edhe BE do ta kete të vështirë në themelimin e komisionit se çfarë politike do te promovojë”, ka potencuar Arifi.

Krejt kjo situatë pas zgjedhjeve evropiane, mund të ndikojë tek partitë konservatore, që të ndryshojnë disa ide të tyre, thënë kjo nga analistit Arifi.

Gjithashtu Arifi për TV Arbëria potencoi, se krejt kjo mund të penalizojë Kosovën, në aspektin e intergimit evropian.

“Që i bie detyrimisht edhe partitë konservatore do të ndryshojnë narracionin e tyre për sa i përket për shembull poitikave të emigracioni që është një çështje shumë e nxehtë brenda Bashkimit Evropian por pika e dytë është zgjerimi i BE-së, sidomos në ballkanin perendimor edhe kjo pikë e që ndërlidhet edhe me Kosovën, unë besoj që do të ketë një status KFO, ose një lëvizje shumë të lehtë të ngadalshme, sepse as partitë konservatore dhe të majta edhe në parlamentin Evroopian apo në vendet e tjera të BE-së do të jenë shumë të kujdesshme se si po lëvizin në këtë drejtim.

E gjithë kjo nëse e llogarisim do ta vështirsojë jashtëzakonisht shumë pra politikën, integrimin e Koosvës drejtë BE-së sepse as që do të bëhet më debat shumë i thellë a do ta njohin Kosovën ato pesë vendet dhe cila është fati I Kosovës për ta marrur statusin e BE-së të kandidatit apo për të hapur negociatat. Pra do të ketë politika rreth zgjerimit shumë të ngadalshme dhemjaft të kujdesshme që në një farë forme e penalizon intergimin e Kosvës në BE”, ka thënë Dritero Arifi në një përgjigje për TV Arbëria.

Qytetarët e BE-së kanë votuar nga 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian. /TV Arbëria

Lexo edhe:

“Fiset” kryesore politike që po i zëvendësojnë partitë e qendrës së djathtë dhe të majtë në Evropë

“Hapja e urës së Ibrit, parim bazë i BE-së” – flet analisti politik për TV Arbëria

Powered by WordPress