Mungesa e Romeo Veshajt në episodin e Post Big Brother VIP 3, ka zgjuar vëmendjen e dukshme tek përdoruesit në internet.
Një pjesë e madhe e banorëve, morën pjesë në këtë edicion, por jo edhe Romeo, i cili u rendit i treti në finalen e madhe.
Së fundmi, spekulime për krisje raportesh mes atij dhe moderatorit Ledion Liços po qarkullojnë me të madhe në internet.
Kjo për faktin se dyshja kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram. Kjo nxit edhe më shumë thashethemet, marrë parasysh edhe mungesën e Romeos në disa organizime të produksionit pas Big Brother.
Mbetet të shihet në vijim se si qëndron e vërteta për raportin e të dyve pas përfundimit të spektaklit dhe se ka hatërmbetje mes tyre.