Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë paga do të marrin Kurti, Osmani e Konjufca me rritjen e djeshme – tabela edhe për zyrtarë tjerë

Çfarë paga do të marrin Kurti, Osmani e Konjufca me rritjen e djeshme – tabela edhe për zyrtarë tjerë

Presidentja Osmani aktualisht pagën e ka 1 mijë e 980 euro, kryeministri Kurti e kryekuvendari Konjufca nga 1 mijë e 870 euro.

Mirëpo të njëjtat paga ata nuk do t’i kenë nga janari i vitit 2025, pasi me vendim të Qeverisë pagat në sektorin publik do të rriten për 55 euro në janar dhe për 55 euro tjera në korrik.

Presidenti nga janari do të ketë pagën 2 mijë e 35 euro, ndërsa nga korriku 2 mijë e 90 euro.

Ndërkaq, kryeministri dhe kryekuvendari, nga janari do t’i kenë pagat nga 1 mijë e 925 euro, e nga korriku 1 mijë e 980 euro.

Radio Evropa e Lirë e ka publikuar një tabelë ku llogaritet paga edhe e disa posteve tjera në institucione publike.

Deputeti tash e ka rrogën 1 mijë e 804 euro, ndërsa nga janar do ta ketë 1 mijë e 859 euro e nga korriku 1 mijë e 914 euro. E njëjta vlen edhe për ministrat.

Komandanti i FSK’së nga 1 mijë e 650 euro tash, nga korriku do të paguhet 1 mijë e 760 euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës që tash ka pagën 1 mijë e 595 euro, nga korriku do të paguhet 1 mijë e 705 euro.

Powered by WordPress