Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çfarë nënkupton për botën kriza ekonomike e Rusisë?

Çfarë nënkupton për botën kriza ekonomike e Rusisë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Në tërë këtë katrahure globale, megjithatë nuk është se janë duke munguar lajmet pozitive.

Mediat ndërkombëtare po raportojnë se tashme gradualisht janë duke u vërejtur efektet e sanksioneve perëndimore në Rusi. Ekonomia e luftës ka fillur t’i jap shenjat e lodhjes.

Natyrisht, kjo nuk do te thote që e njëjta është para kolapsit. Por trendet aktuale negative do ta bëjnë gjithnjë e më të pamundur vazhdimin e luftës. Dhe tashmë Kremlini ndodhet në pozitën më të palakmueshme ekonomike që nga fillimi i pushtimit brutal të Ukraines. Të ardhurat nga burimet energjetike kanë filluar te paksohen.

Ndërkohë, perpos planeve të BE-se qe nga viti 2027 te çlirohet plotësisht nga varësia energjetike ruse edhe India si konsumuesi me i madh naftës ruse, sipas marrëveshjes së re me SHBA-te eshte pajtuar qe te heq dorë nga kjo tregti. Po ashtu, presioni i SHBA-ve ndaj vendeve më të vogla si Serbia po bëhet gjithnjë e me i madh qe ta bejne nje gje te tille.

Ka qenë e ditur prej kohesh se per shkak te natyres se regjimit putinist, humbjet njerëzore nuk do te jenë përcaktuesi kryesor i luftës në ne Ukraine. Aktualisht supozohet se Moska i ka humbur deri në 1 milionë trupa. Mirëpo, kryesisht kete kontingjent e kane formuar rekrutet me pagese qe vinin nga shtresat me te vobekta sociale apo edhe te burgosur qe e kishin shansin ta fitonin lirinë ne kembim te frontit, e deri te ushtare nga Korea e Veriut.

Prandaj, pritet qe efektet sociale të jene tjera kur pasojat ekonomike të krizes t’i ndjejne shtresat e gjera te shoqerise. Gjendja mund te behet e padurueshme ne nje vend ku aktualisht 40 përqind e buxhetit shkon ne mbrojte dhe atë per nje lufte nga e cila jane pushtuar vetëm 20 per qind te territorit, por që po zgjat me shumë sesa lufta e Rusise kundër Gjermanisë Naziste.

Ne anen tjeter, pas humbjeve serioze qe kanë pësuar forcat proxy te Iranit ne kohen e fundit per shkak te luftës me Izrealin, regjimi në Tehran do te gjendet gjithnjë e me i vetmuar si pasojë e dobësimit strukturor te aleatit kryesor ndërkombëtar të Iranit.

Dinamika të tilla ka gjasa t’i japin nje goditje serioze ambicieve revanshiste gjeopolitike te përfaqësuesuara nga Rusia, Irani dhe Kina me satelitët e tyre me te vegjël. Kjo arritje do te ishte një nga sukseset domethënëse të administratës Trump.