Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Çfarë nënkupton kur dikush ju ndjek në ëndërr?

Çfarë nënkupton kur dikush ju ndjek në ëndërr?

Ëndrrat që shihni kinse po ju ndjek ndonjë sulmues i njohur ose edhe i panjohur, mund të jenë veçanërisht të tmerrshme.

Nuk jeni të vetmit, duke qenë një shumicë e njerëzve kanë parë një ëndërr të tillë.

Por, çfarë nënkupton kur dikush na ndjek në ëndërr dhe çfarë mund të shpjegojë për atë që ndodh në mendjen tonë?

Interpretuesit e ëndrrave shpesh sugjerojnë që ëndrra të tilla nënkuptojnë se po përpiqeni të shmangni diçka në jetën tuaj të përditshme.

Tony Crisp, autori i “Dream Dictionary”, sugjeron se nëse shihni ëndërr që po ndiqeni, mund të tregojë një dëshirë për të shpëtuar nga frika ose dëshirat tuaja.

Çelësi për të kuptuar se çfarë mund të nënkuptojë një ëndërr e tillë varet pjesërisht nga identiteti i ndjekësit tuaj.

Nëse një kafshë po ju ndjek në ëndërr mund të nënkuptojë se jeni duke u fshehur nga zemërimi, pasionet dhe ndjenjat e tjera.

Nëse po ndiqeni nga një ndjekës i panjohur, ndonjë figure misterioze mund të përfaqësojë një përvojë fëmijërie ose një traumë të kaluar.

Nëse ju ndjek një person i gjinisë së kundërt, eksperti sugjeron se keni frikë nga dashuria ose ende keni trauma nga lidhja e kaluar.

Powered by WordPress