Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Çfarë ndodh me ju derisa jeni nën anestezion dhe përse nuk bën të hani dhe të pini para operacionit?

Çfarë ndodh me ju derisa jeni nën anestezion dhe përse nuk bën të hani dhe të pini para operacionit?

Puna e anesteziologut është shumë e rëndë dhe bart me vete përgjegjësi të madhe dhe patjetër duhet të fshijë vetëdijen tuaj, të eliminojë dhembjen dhe të imoblizojë trupin gjatë operacionit

Ai mat pulsin derisa pacienti fle, kontrollon frymëmarrjen dhe shtypjen e gjakut

Anesteziologu Henry Jay Prezbillo ka zbuluar se çfarë është e lejueshme derisa flemë në tavolinën e operacionit.

Me siguri gjithmonë keni pyetur përse pacientëve u ndalohet të hanë para operacionit. Arsyeja është që anestezioni liron muskujt dhe shkyç reflekset, transmeton Telegrafi.

Ventilet midis fytit dhe lukthit lirohen dhe mundësojnë që përmbajtja të kalojë në gojë edhe pse ushqimi përfundon në rrugët e frymëmarrjes, thartira nga lukthi mund të dëmtojë indet e mushkërive.

Lejohen vetëm lëngje të kthjellëta, madje vetëm deri në dy orë para operacionit.

Ende ekziston debati se si punon anestezioni dhe a pengon ai formimin e kujtesës gjatë kohës së operacionit. Për t’u siguruar anestezioni i plotë dikur pacientëve u jepeshin edhe ilaçe plotësuese, mirëpo megjithatë disa mbajnë në mend.

Sasia e anestezionit dallon nga personi në person, mirëpo varet edhe sa i vjetër është njeriu. Duke u shtuar niveli i oksigjenit të shpenzuar, po ashtu shtohet edhe niveli i anestezionit.

Llojet e vogla kanë tendencë të konsumojnë më shumë oksigjen sesa ato të mëdhatë, kështu që doza e injektuar e ilaçit njeriut do të mund të mbyste elefantin, por jo edhe miun.

Si anestezion përdoren tri lloje gazesh: desflurani, izoflurani dhe sevoflurani, të cilët janë më të popullarizuarit.

– Nëna e të gjitha ilaçeve në kompletin time është epinefrina, e cila është shpëtim i fundit i jetës dhe unë e quaj “Oh, jo”, sepse çdo herë kur dikush në sallë e nxjerr këtë fjalë nga goja unë marr në dorë shiringën me epinefrinë. Ajo është hormon, i cili ndonjëherë quhet edhe adrenalinë, shpejton punën e zemrës dhe ngre shtypjen e gjakut, thotë doktor Prezbillo.

Ekziston besimi që anestezioni vjedh diçka nga truri i pacientit. Lejimi e familjes së pacientit në dhomën e tij vetëm forcon këtë besim të gabueshëm.

Në krahasim me sekondat sa i nevojitet anestezionit të veprojë, ndërkaq për të pushuar së vepruari anestezionit i nevojitet kohë goxha e gjatë.

Pacienti është në gjendje t’u përgjigjet urdhrave shpejt pas operacionit, mirëpo njohja e kërkesave kërkon funksion më të lartë të trurit, ndërkaq ai i fundit kthehet në funksion

Powered by WordPress