Shkruan: Afrim Kasolli
Cmimi i naftës dita dites po shkon në nivele stratosferike. Gjatë ditës se sotme për një litër ai ka shkuar mbi 2 euro. Përkundër rekomandimeve te shumë ekspertëve për ta suspenduar përkohësisht TVSH-në dhe Akcizën, si masë imediate për ndikuar në frenimim e kësaj trajektore negative, Qeveria e Kosovës deri me tani me perjashtim të nje inskenimo qesharak nga ministrja Mimoza Kusari, gjoja për lejimin e marzhës së fitimit, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Kryeministri Kurti është arsyetuar me pasojat që është duke i krijuar lufta në Iran edhe për vende si Amerika e lërë më për shtetin e Kosovës, si dhe i është rikthyer debatit për Ligjin për Çmimin tavan, i cili ishte shpallur si antikushtetuese nga Gjyakata Kushtetuese.
Me këtë rast ai e ka shfyrtezuar këtë shans që të perdor këtë “cmendje” të tregut të naftës si shembull të kauzës së drejtë ideologjike dhe ekonomike që e mbron, por që fatkeqësisht ishte kontestuar nga partite opozitare, pranë Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, pikërisht kryeneqèsia e Qeverisë për ta ulur aksizèn dhe TVSH-ne në derivate të naftës e mohon më mirë se çdo gjë tjetër kauzën që ai pretendon se e mbron.
Një veprim i tillë do ta lehtesonte barrën konsumese të qytetarëve të Kosovës. Por po ashtu kuptohet ajo do t’i ulte nominalisht statatistakat zyrtare mbi të ardhurat buxhetore. Sepse sic dihet ky i fundit në masë të madhe mbushet nga TVSH-ja, doganat etj.
Dhe ky refuzim kategorik i kryeministrit Kurti në këtë rast tregon se për të dhe modelin ekonomik që ai e përfaqëson nuk është e rëndësishme fuqia blerëse e qytetarëve të Kosovës, por me rëndësi të jetë në rregull më te dhënat shtetërore dhe statistikore për propaganden mbi rritjen ekonomike.