Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Çfarë ka ndodhur më 8 qershor?

Çfarë ka ndodhur më 8 qershor?

65 – Hebrenjtë ngrenë krye ndaj pushtimit romak. Ata marrin kalanë Antonia në Jerusalem. Kalaja ishte ndërtuar rreth vitit 19 pes nga Herodi i Madh si përkushtim për Mark Antonin, mbrojtësi i tij. Kalaja ishte ngritur mbi rrënojat e një fortese të hershme të Ptolemeut, themeluesi i dinastisë të Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në 323 pes; dinasti e cila përfundoi me vdekjen e Kleopatrës së gjashtë dhe me pushtimin romak në vitin 30 pes. Tradicionalisht, mendohet se kalaja Antonia ka qenë vendi ku Pont Pilati morri në pyetje Jezu Krishtin, dhe ‘lau duart’ para kryqëzimit.

452 – Italia pushtohet nga Attila i hunëve. Por ai u ndal në Ravena, në përgjigje të përgjërimit nga Papa Leo i parë; të tjerë thonë se arsyeja më bindëse është se Atila u tërhoq për të kaluar Alpet para fillimit të dimrit dhe u vendos në atë që sot quhet Budapest.

632 – Në Medina (Arabi Saudite) vdiq profeti Muhamed – lindur rreth vitit 570. Mohamed njihet për bashkimin e Arabisë në një shtet të vetëm fetar sipas Islamit. Besohet nga myslimanët si i dërguar dhe profet i Perëndisë, dhe konsiderohet nga të gjithë myslimanët si profeti i fundit i dërguar nga Zoti për njerëzimin. Ndërsa jomyslimanët e shohin Muhamedin si themeluesin i Islamit, myslimanët e konsiderojnë si rivendosës të besimit origjinal monoteist të Adamit, Noes, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe profetëve të tjerë. I lindur në qytetin arab të Mekës, Muhamedi mbeti jetim në moshë të vogël dhe u rrit nën kujdesin e xhaxhait të tij, Ebu Talib. Ai më vonë punoi kryesisht si tregtar, dhe u martua për herë të parë në moshën 25 vjeç. Në moshën 40 vjeçare, Mohamed u vizitua nga engjëlli Xhebrail (Gabriel) dhe mori zbulesën e tij të parë nga Perëndia. Tre vjet pas kësaj ngjarjeje Muhamedo filloi t’i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se Zoti është Një; dhe Islami (dorëzimi) i plotë ndaj tij është mënyra e vetme e pëlqyer nga Perëndia, dhe se ai vetë ishte profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë para tij. Me këtë Muhamedi fitoi pasues, por edhe u prit me armiqësi nga disa fiseve mekase. Për të shpëtuar nga përndjekja, Muhamed iku me disa pasues nga Meka në Medinë, në vitin 622. Kjo ngjarje shënon fillimin e kalendarit islamik. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, Mohamed mblodhi një ushtri prej 10.000 ithtarësh, marshoi drejt Mekës dhe e mori qytetin me pak gjakderdhje. Ai shkatërroi idhujt paganë në Mekë dhe më pas dërgoi pasuesit e tij jashtë për të prishur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabi. Në vitin 632, disa muaj pas kthimit në Medinë, Muhamed u sëmur dhe vdiq. Në kohën e vdekjes, pjesa më e madhe e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe arabët ishin bashkuar në një shtet të vetëm fetar mysliman.

1789 – SHBA; James Madison paraqet në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-ligj për të Drejtat, si përgjigje ndaj kundërshtarëve, përfshi disa prej themeluesve të kombit, të cilët argumentonin se Kushtetuta nuk arrinte të mbronte parimet bazë të lirisë së njeriut. Dokumenti i njohur si “Billi i të Drejtave” u ndikua nga Deklarata e të Drejtave të Virxhinias, shpallur nga George Mason më 1776,; nga Karta angleze e të Drejtave më 1689; idetë e Epokës së Iluminizmit mbi drejtat e natyrëshme njerëzore, dhe dokumentet e mëparshme politike angleze si ‘Magna Carta’ (1215).

1815 – 39 shtete gjermane bashkohen në bazë të Aktit të Konfederatës miratuar nga Kongresi i Vjenës në vitin 1815 për të koordinuar ekonomitë e vendeve të veçanta gjermanisht-folëse dhe për të zëvendësuar ish-Perandorinë e Shenjtë Romake. Konfederata u shpërbë më 1866 për shkak të rivalitetit midis Prusisë dhe Austrisë, i njohur si lufta e dualizmit gjerman, si dhe nga paaftësia e shumë shteteve për kompromis.

1824 – Shpikësi Noah Kushing regjistron patentën e makinës së parë larëse – Quebec, Kanada

1829 – Pishina e parë publike jashtë Londrës hapet në Liverpul. Pishinat kanë një histori të gjatë që daton në vitet 2500 pes. Popullariteti i pishinave moderne mori hov në vitet 1800 me klubet noti, dhe vazhdoi të rritet me fillimin e Olimpiadës moderne në vitin 1896 në Athinë, ku garat e notit u bënë pjesë e Lojrave Olimpike.

1917 – Walt Disney përfundon shkollën e mesme dhe fillon punë si karikaturist në gazetë.

Ai u përpoq të shkonte në luftën e parë botërore, por nuk u pranua pasi ishte nën moshë. Pas këtij refuzimi, Disney bashkohet me Kryqin e Kuq. Ai u dërgua në Francë për një vit. Pas luftës, u kthye në Kansas dhe prej andej drejt Hollivudit. Më 18 nëntor 1932, Disney nderohet me çmimin e Akademisë së filmit për krijimin e karakterit të animuar, “Mickey Mouse”. Walt Disney pinte shumë cigare, pa pushim. Dhjetë ditë pas ditëlindjes së 65-të, më 15 dhjetor 1966, Disney vdiq nga kanceri i mushkërive. Thuhet se para se të vdiste ai shkroi në letër emrin e aktorit Kurt Russell – ç’donte të thoshte me këtë ka mbetur mister, madje edhe për vetë aktorin. Një legjendë urbane thotë se Disney ruhet i ngrirë, dhe se trupi i tij mbahet diku në Disneyland, Florida, për t’u ringjallur pasi shkenca të ketë zbuluar kurën për sëmundjen e tij. “Por kjo nuk është e vërtet”, shkroi vajza e tij, Diane, në vitin 1972. Walt Disney ishte edhe aktivist anti-komunist dhe dëshmoi në hetimet ndaj personaliteteve të ndryshëm të Hollivudit të dyshuar si komunistë gjatë viteve 1940 – ’50. FBI-ja e emëroi atë ‘agjent të posaçëm’ në Hollivud, titull që e mbajti deri në fund.

1942 – SHBA; Bing Crosby regjistron “Silent Night” (Natë e Qetë), këngë mbi lindjen e Krishtit, e kompozuar që në vitin 1818 në një fshat të Austrisë nga Franz Gruber me tekst të Joseph Mohr. Më 2011, kënga u shpall trashëgimi jomateriale kulturore nga UNESCO. “Silent Night” është regjistruar nga një numër i madh i këngëtarësh të çdo zhanri muzikor. Dorëshkrimi origjinal i këngës ka humbur. Megjithatë, një dorëshkrim u zbulua në vitin 1995, dhe tregon se Mohr i shkroi vargjet në vitin 1816, dhe Gruber e kompozoi muzikën në vitin 1818. Vargjet e këngës janë përkthyer në rreth 140 gjuhë. “Silent Night” u këndua në të njëjtën kohë në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht nga trupat gjatë armëpushimit të Krishtlindjeve më 1914 gjatë Luftës së Parë Botërore – ajo ishte një këngë që njihej nga ushtarët në të dy anët e vijës së frontit.

1963 – Shoqata Amerikane e Zemrës bëhet agjencia e parë që ndërmerr fushatën kundër pirjes së duhanit.

1978 – Këtë muaj vdiq Joseph Swire, gazetar britanik, historian, albanolog, autor i ‘Albania: The rise of a Kingdom’(Londër 1929), dhe ‘King Zog’s Albania’ (Londër 1937). Shqipërinë e vizitoi për herë të parë, në qershor 1924, 21 vjeç, kur filloi të mbledhë edhe materiale për librin ‘The Rise of a Kingdom’ i cili përqendrohet në historinë shqiptare 1878-1928. Më pas (1930 – 1931), Swire punoi në Ballkan si korrespondent për çështje të jashtme për gazetat ‘London Times’ e ‘Christian Science Monitor’ të Bostonit. Megjithë qëndrimin kritik (por të balancuar) ndaj mbretit Zog, Swire u emërua nga mbreti Zog si Komandant i Urdhërit të Skënderbeut’. Swire e dënoi ashpër pushtimin fashist italian të Shqipërisë më 1937. Pak kthimit në atdhe, ai shkroi gjithnjë e më rrallë, me përjashtim të disa letrave polemike në shtypin britanik dhe të një artikulli, ‘Albania Under Communism’ në revistën ‘Contemporary Review’ (1955).

1982 -. Ronal Reagan bëhet presidenti i parë amerikan që i drejtohet një seance të përbashkët të Parlamentit të Britanisë.

Mes të tjerash Reagan tha: “… Ironikisht Karl Marksi kishte të drejtë; Ne sot jemi dëshmitarë të një krize të madhe, ku kërkesat e rendit ekonomik janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato të rendit politik. Por kjo krizë nuk ndodh në botën jo-marksiste perëndimore (kapitaliste), por në strehën e marksizëm-leninizmit, Bashkimin Sovjetik. Është Bashkimi Sovjetik që shkon kundër rrjedhës së historisë duke mohuar lirinë e njeriut dhe dinjitetin njerëzor për qytetarët e vet. Bashkimi Sovjetik është gjithashtu në krizë të thellë ekonomike … “

1995 – Lufta në Bosnje; Piloti i forcave ajrore amerikane, Kapiteni Scott O’Grady shpëtohet nga marinsat amerikanë në Bosnje. Ndërsa fluturonte mbi Bosnje në mision luftarak, O’ Grady u detyrua për arsye teknike ta ulte aeroplanin në një rajon me popullsi serbe që konsiderohej nga NATO si territor armik. Gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, ai vë në përdorim mësimet e nxëna gjatë stërvitjes për të mbijetuar në raste të tilla. Piloti u ushqye me gjethe, bar, insekte, dhe piu ujë shiu duke e mbledhur me sfungjer në qese plastike. Filmi “Behind Enemy Lines” (2001), me aktorët Gene Hackman dhe Owen Wilson, u bazua në këtë ngjarje.

2001 – Kryeministri britanik, Tony Blair, u zgjodh për mandat të dytë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Themes by WordPress