Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maj, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
1776- Formohet Iluminati në Ingolstadt.
1786 – Opera Martesa e Figarosë e kompozuar nga Mozart u shfaq për herë të parë në Burgtheatër të Vienës
1902 – Mendohet të jetë krijuar Shoqata e Punëtoreve në Shkodër nga Shtjefën Ingrizi.
1930- Planeti Pluton, u emërua zyrtarisht.
1956- Një mjek në Japoni raportoi një epidemi të rrallë e të panjohur të sistemit nervor, duke shënuar zyrtarisht zbulimin e saj dhe i vënë emrin Minamata.
1977- 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll gjatë kohës kur po festonin për ditën e punëtorëve.
2004 – Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qipro, Sllovakia dhe Sllovenia i bashkohen Bashkimit Evropian.