Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsiderohet një kërcënim

Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsiderohet një kërcënim

Mjekësia po përballet me sfida të reja mbi përdorimin e antibiotikëve. Shpesh herë janë përdorur keq, duke i pezulluar në përmirësimet e para, duke i vetëpërshkruar, duke i marrë kur nuk kanë qenë të nevojshme, shkruan salute.eu.

Shkenctarët kanë nxerrë konkluzion se shumë antibiotikë nuk funksionojnë më. Quhet rezistenca ndaj antibiotikëve (AMR, rezistenca antimikrobiale) dhe është historia e një kategorie barnash shumë të fuqishme, të cilat, megjithatë, tani nuk janë në gjendje të mposhtin infeksionet më të zakonshme.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është urgjenca e re shëndetësore dhe shifrat e tregojnë këtë: çdo vit përllogaritet 1.27 milionë vdekje që i atribuohen infeksioneve bakteriale rezistente ndaj antibiotikëve, 7.7 milionë vdekje të lidhura me infeksionet, e barabartë me 1 në 8 të të gjitha vdekjeve globale, duke i bërë të lidhura me bakteret ndërlikimet ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global.

Pse jemi bërë rezistent, edhe ndaj atyre që i përdornin këto barna me masë?

Arsyet janë të shumta: një përdorim më i madh se ç’duhet dhe shpesh i papërshtatshëm si në mjekësinë njerëzore ashtu edhe në atë veterinare, në bujqësi dhe blegtori, si dhe përhapja e infeksioneve të pakontrolluara.

Përdorimi i vazhdueshëm i antibiotikëve në fakt ka rritur presionin selektiv, duke favorizuar shfaqjen, shumëzimin dhe përhapjen e shtameve rezistente.

Themes by WordPress