Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur rreth çështjes së vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit dhe deklaratave kontradiktore të kryeministrit Albin Kurti për këtë person. Rexhaj ka bërë një dallim mes Oliver Ivanoviqit dhe Goran Rakiqit, duke i quajtur edhe kriminelë që të dy.
“Për një gjë pajtohem që njëri për të cilin po flasim (v.j Oliver Ivanoviqit) ka qenë drejtpërdrejtë i implikuar në rastin e vrasjeve të shqiptarëve, gjë që e ka marrë dënimin prej institucioneve tona të drejtësisë. Pra është njëri që është dorëzuar në institucione tona të drejtësie, ai ka ditë shumë, ka dhënë deklaratën edhe në EULEX dhe çka ka ndodh. Me të ka nisur një pluralizëm politik, unë nuk dua me bë dallimin mes kriminelit të madh dhe kriminelit të vogël mirëpo po flas në aspektin politik. Po e quaj (Rakiqin) kriminel, komplet i quaj, Lista Serbe për mua është organizatë kriminale. Unë dua me bë dallimin në aspektin politik, sot LS është e vetme ka robot që vijnë në Kuvendin e Kosovës, e dëgjojnë Beogradin, pra krye këput është nën ndikimin e Beogradit.”, ka thënë Rexhaj.
Tutje, Rexhaj ka thënë se partitë opozitare duhet të ndihmojnë Qeverinë në këtë drejtim sepse ata vetë e kanë krijuar këtë problem me “Marrëveshjen e Brukselit”, e cila sipas Rexhës ka krijuar vetëm një parti serbe si ajo e Listës Serbe./Gazeta10