SHKRUAN: AGRON HOTI
Nuk do koment që nëse SHBA s’do të ishte që nga sot Superfuqi, të nesërmen menjëherë do të marshonte Serbia e Rusia me ushtri midis Shatërvanit në Prizren dhe brenda më së largu një viti shumica e shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Luginë të Preshevës do të deportoheshin si muslimanë në Lindje të Mesme dhe te dreqi e i biri. Planet i kanë të gatshme nga e kaluara, veç u duhet t’i zbatojnë.
Një pakicë (ndoshta jo edhe pakicë) do të fillonte menjëherë të fliste serbisht se i ka ngelur shumë merak që sot s’po mundet të frymojë serbisht dhe pastaj do të kishim kohë të mjaftueshme për ta derdhur trupin për Lindje të Mesme, së cilës ia kemi parë dhe vazhdojmë t’ia shohim mullakun (majën) e sherrit edhe sot.
Pastaj pas deportimit, s’do të kishim më nevojë ta mbanim trupin në standardin e Perëndimit dhe kokën në rërën e Lindjes së Mesme, sepse do të ishim trup e kokë në rërë. E pastaj, do të kishim dhe kohë të mjaftueshme për të kaluar me ‘vëllezërit’ e vërtetë të Lindjes së Mesme, se sot po kemi ngapak pengesa nga ‘islamofobët’ që po lartësojnë kombin, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar para religjionit.
Edhe diasporës sonë, së cilës – pavarësisht që po ushqehet dhe strehohet nga Perëndimi – viteve të fundit ka filluar t’i bëjë zemra tak për Lindje të Mesme. E pas invazionit të Serbisë diaspora jonë do të duhej pastaj të shkonte jo më në Kosovë se xhixha buba nga Serbia por në Lindje të Mesme drejt e në parajsë rëreske.
Paralelisht me Serbinë, edhe Greqia po ashtu e mbështetur nga Rusia dhe shtete evropiane mike të Greqisë do të marshonte me ushtri në Shqipëri dhe kështu, në më pak se 3 apo 4 vite, populli shqiptar do të mbetej vetëm histori. Pak a shumë kështu do të dukej skenari ogurzi, nëse SHBA nga sot s’do të ishte më Superfuqi.
E tash ia mbani kah të doni. Bëhuni trima sa të doni në fb. Por, mos harroni kurrë, se pa Amerikën dhe Perëndimin edhe këtë postim s’do të mund ta bëja më shqip, sepse – nëse SHBA s’do të ishte më Superfuqi – s’do të ekzistonte më as gjuha shqipe. Kaq të thjeshta janë gjërat. Serbia e ditë e natë lutet që Amerika të bjerë si Superfuqi. E ne, në vend që ta forconim lidhjen me SHBA, po bëjmë të kundërtën, sepse nga viti 2021 e tutje po shkojmë çdoherë e më shumë duke u larguar prej saj saktësisht siç po investon Serbia e Rusia.