Ngjarjet e ditës: 6 qershor 2024
9:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
9:30
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të ndajë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimet “Edukimi në Karrierë”, “Këshillimi në Karrierë” dhe “Kompetenca Digjitale”, në kuadër të projektit “Aftësim për tregun e punës”. Merr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
09:30
Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Kosovë mban takim. Merr pjesë ministri i Mjedisit Liburn Aliu.
10:00
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizon tryezën shkencore me temën “Muharrem Blakçori – shqipërues i Kuranit Fisnik (jeta dhe vepra)”.
11:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite është caktimi i seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit.
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mbajmë takim me Hristo Gudjev, ambasador i Republikës së Bullgarisë në Kosovë.
11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) lanson fushatën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë), në kuadër të së cilës do të zbulohen aktivitetet deri në Paris 2024.
13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së mban mbledhje; diskuton rreth angazhimit të ekspertëve.
13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton projektligjet për Këshillin e Sigurisë së Kosovës; atë për zyrtarët publikë; për Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për rrugët