Ngjarjet e ditës së sotme, 04 qershor 2024
Vazhdon procesi i gjykimit në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
10:00
Mbahet Konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes”. Konferenca do të përfshijë një prezantim mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+.
10:00
DokuFest prezanton Bibliotekën e re Digjitale për Mësimdhënësit. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport etj.
10:00
Nis edicioni i dytë i “DigiCamp 2024” me temën “Ndërveprimi në mes individit dhe qeverisë si hap drejt së ardhmes”, i cili mbahet me datë 04-08 qershor 2024. Në hapjen e këtij edicioni, do të jetë dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
10:00
Komiteti Olimpik i Kosovës në nder të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit organizon aktivitete sportive .
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK); si dhe formon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.
11:00
Lansohet projekti “HybridLAB”, që synon të luftojë çrregullimin informativ, ta promovojë edukimin medial, të kontribuojë në rregullimin e infosferës digjitale përmes përdorimit të TIK, të bazuar në inteligjencë artificiale, si dhe metodave të mësimit eksperiencial.
11:00
International Maarif Schools of Kosova organizon “Panairin e Shkencës”, ku do të shfaqen punimet e nxënësve në fushat e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, Matematikës, TIK dhe Gjuhës.
13:30
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi bëjnë mbjelljen e pemës olimpike 2024.
14:00
Mbahet ceremonia e lansimit të fazës së dytë të programit EJA Kosovë të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe ndarjes së Çmimit për Demokraci për vitin 2023.