Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë? Ngjarjet e ditës

Çfarë do të ndodhë sot në vendin tonë? Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës: 7 qershor 2024

09:00 – 16:00
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa nga drejtorët, mbajnë konferencë tërëditore për të prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit.

10:00
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton projektligjin për noterinë; atë për Këshillin Prokurorial; për rrugët; për Këshillin e Sigurisë dhe atë për zyrtarët publikë.

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Kodi i sjelljes së deputetëve”.

11:00
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, presidentja Vjosa Osmani viziton komunën e Drenasit. Ajo do të pritet në takim nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci; do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile; do ta vizitojë Parkun e Biznesit; si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë. (Drenas/ Korreticë/ Gllanasellë)

11:00
Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, mbahet mbledhja komemorative dhe homazhe.

11:00
Promovohet libri “Rexhep Qosja për Adem Demaçin”, nga autori Selatin Novosella.

12:00
Mbahet konferencë për shtyp me rastin e organizmit të turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023”. Marrin pjesë Kastriot Orana, kryetar i Klubit të Pingpongut “Priping” – organizator i turneut dhe Bardh Krasniqi, drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës.

13:00
Mbahet ceremonia mortore e Rexhep Ferrit.

14:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton projektligjin për noterinë; atë për Këshillin Prokurorial etj.

17:00
Nis turneu ndërkombëtar i pingpongut “Prishtina Open 2024”, i cili mbahet për nder të Çlirimit të Prishtinës.

17:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencë për medie në lidhje me tri koncertet që do të organizohen për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.