Ngjarjet e ditës: 18 qershor 2024
09:30
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) mban tryezë diskutimi për të gjeturat e tri proceseve PETS në komunat e Kosovës.
10:30 – 12:00
Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në nder të Ditës së Çlirimit. Ndërsa nga ora 12:00 mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e komunës. (Kuvendi Komunal/ Qendra e Kulturës, Skenderaj)
11:00
Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) shënon 4-vjetorin e themelimit.
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për rrugët. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:30
Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, do të përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës. (Oborri i Qendrës së Kulturës, Skenderaj)
14:00
Komuna e Podujevës emërton një rrugë në qytet me emrin e ish-eurodeputetes Doris Pack. (Podujevë)
14:00
Mbahet mbledhje komemorative kushtuar Sylë Tahirsylajt. (Hotel “Grand”, Prishtinë)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Java e Krenarisë: Sa është prezente gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ gjatë aktiviteteve sensibilizuese?” (Libraria “Dukagjini”, në qendër të Prishtinës)
18:00
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, organizon shënimin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë.