Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çfarë do të ndodh sot në Kosovë, ngjarjet e ditës

Çfarë do të ndodh sot në Kosovë, ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës: 8 korrik 2024

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:30
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lanson fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Merr pjesë zv.ministri Blerim Gashani, njëherit koordinator nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivit.

10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Problemet e reformës në drejtësi”,

11:00
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mban orë përkujtimore për atdhetarin Ahmet Haxhiu, veprimtar i dalluar i brezit të Adem Demaçit. (Instituti Albanologjik Prishtinë)

11:00
Handikos Gjilan do të mbajë një protestë para zyrave të kryetarit të Komunës, për Personat me aftësi të Kufizuara. (Gjilan)

13:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë. Bëhet nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar.

Powered by WordPress