Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çfarë dihet deri tani? – Plani për atentat ndaj Kurtit, deklarata e kryeministrit dhe demanti i MPB maqedonase

Çfarë dihet deri tani? – Plani për atentat ndaj Kurtit, deklarata e kryeministrit dhe demanti i MPB maqedonase

Plane për tentim vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti raportohet se ka pasur ditën e premte në Shkup, ku RTK ka raportuar nga burimet e sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, sipas tyre “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Sipas televizionit publik, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, janë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar ai mbrëmë.

Po ashtu, mediumi publik ka shkruar se në kuadër të planit terrorist serb, i ka paraprirë një shkrimi në mediat serbe, ku akuzohet lideri opozitar serb, Dragan Gjilas se do të takohet me Kurtin.

“Sipas analizave, sulmi ka mundur të duket sikur sporadik, gjoja nga ekstremi i djathte serbo-maqedonas”, thekson burimi.

LEXO EDHE:

RTK: Tentim atentat ndaj kryeministrit Kurti

Por në një deklaratë para mediave, pas kthimit nga Shkupi, kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar se ka pas plane për atentate ndaj tij nga strukturat e Serbisë.

Ai madje ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai.

Por në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

LEXO EDHE: 

Reagimi i habitshëm i Konjufcës kur Kurti pyetet nga gazetarët lidhur me raportimet për atentatin

Derisa në një deklarim të mëvonshëm nga Kryeministria kanë thënë se kërcënimet kanë lidhje me Beogradin.

“Kryeministri Kurti ka qëndruar mbrëmë në Shkup pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmë fillimisht pati një darkë me përfaqësues të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian (PSE). Pastaj në mëngjes ishte i pranishëm në takimin rajonal pikërisht me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj kryeministrit.

“Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Pas planeve për atentat ndaj Kurtit në Shkup, reagojnë nga zyra e kryeministrit

Megjithatë në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, kanë thënë nga MPB e e Maqedonisë për Euronews Albania.

E së fundi RTK ka nxjerr disa detaje të këtij plani duke publikuar edhe disa pamje që shihen forca të shtuara të policisë maqedonase duke kontrolluar edhe vetura të ndryshme, por edhe pamje të ekskortës së kryeministrit Albin Kurti në Shkup.

LEXO EDHE: 

RTK nxjerr detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup

 

/TV Arbëria

Themes by WordPress