Së fundmi, Australia është përballur me një tragjedi nga e cila kanë mbetur të vdekur të paktën shtatë persona.
Përveç viktimave, nga sulmi me thikë në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction kanë mbetur të tmerruar edhe dëshmitarët të cilët kishin mbetur të bllokuar në objekt.
Edhe pse motivet e sulmit nuk dihen, hetimet nga policia do vazhdojnë derisa rasti të zbardhet.
Gjithçka që dihet deri më tash për sulmin me thikë në Sydney të Australisë:
Gjashtë persona janë goditur për vdekje nga një i dyshuar i cili më pas u qëllua nga policia e vendit duke dërguar numrin e të vdekurve në shtatë;
Katër femra dhe një mashkull kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër grua ka vdekur në spital nga plagët e marra;
Tetë persona po trajtohen në spitalet përreth Sydneyt, duke përfshirë një foshnje nëntë muajshe e cila i është nënshtruar edhe një operacioni;
Autoritetet thonë se i dyshuari është një burrë 40 vjeçar, por ende janë duke pritur për identifikimin e tij zyrtar dhe informata mbi motivet e sulmit;
Policia ka njoftuar se fillimisht i dyshuari ka hyrë në qendrën tregtare dhe më pas është larguar, përpara se të kthehej dhjetë minuta më vonë dhe të kryente aktin kriminal;
Një oficere në vendngjarje ishte ndër të parat që i është përgjigjur pa hezitim rrezikut dhe e ka qëlluar të dyshuarin për vdekje;
Oficerja është vlerësuar nga kryeministri australian, Anthony Albanese, si heroinë e vendit;
Oficerja eshte vleresuar nga kryeministri austrilian, Anthony Albanese, si heroine e vendit
Qendra tregtare Westfield Bondi Junction do të qëndrojë e mbyllur dhe hetimi do të vazhdojë për disa ditë;