Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot?

Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot?

Business Magazine në këtë artikull ju sjell disa nga gjërat që bëjnë të rinjtë sot ndryshe nga prindërit e tyre në të kaluarën.

Lexoni më poshtë më shumë se çfarë po ndryshon ky brez nga jeta që shumica njohin.

1. Në vend që të përgatisin për të ngrënë, të rinjtë sot porositin jashtë

Industria ushqimore është duke iu përgjigjur ndryshimeve të mëdha në mënyrën se si të rinjtë sot hanë.

Akin Oyedele nga BI raportoi se të rinjtë sot shpenzojnë më pak kohë në përgatitjen e vakteve në krahasim me gjeneratat e vjetra. Në vend të kësaj, ata kanë më shumë gjasa të hanë në restorante, të marrin ushqime të përgatitura jashtë, ose të porositin online.

2. Në vend që të pinë birrë, të rinjtë sot preferojnë të pinë verë dhe pije të tjera alkoolike

Të rinjtë sot po konsumojnë më pak alkool në krahasim me gjeneratat më të vjetra, por kur ata pinë, preferojnë verën dhe pijet e tjera alkoolike.

3. Në vend që të shkojnë në kolegj, të rinjtë sot duan të mësojnë online

Janë ekranet kundrejt leksioneve.

Business Insider raportoi në një anketë se 69% e njerëzve të moshave 18-34 vjeç thanë se mësojnë më shumë nga teknologjia sesa nga njerëzit, krahasuar me 50% të brezit më të vjetër se 45 vjeç.

Dhe ka dëshmi se kjo gjeneratë mund të jetë edhe më e pakënaqur për të ndjekur arsimin e lartë, sidomos për të shmangur rënien në borxhe.

4. Në vend që të ruajnë fshehtësinë e pagave, të rinjtë duan ta ndajnë atë me kolegët

Paraja është duke u bërë më pak tabu tek të rinjtë sot.

BI ka raportuar më parë se të rinjtë kanë më shumë gjasa sesa gjeneratat e vjetra për të diskutuar pagën e tyre me kolegët, familjen dhe miqtë.

Një sondazh zbuloi se 30% e të rinjve (të përcaktuar si moshat 18 – 36 vjeç) thanë se ndiheshin të kënaqur kur diskutonin pagën me kolegët, krahasuar me vetëm 8% të moshave 53 – 71 vjeç.

5. Në vend që të presin një vlerësim vjetor të performancës, të rinjtë dëshirojnë feedback të shpeshtë

Vlerësimi vjetor i performancës po zhduket ngadalë.

IBM, për shembull, hodhi poshtë vlerësimin vjetor të performancës për një sistem të quajtur “Checkpoint”, përmes të cilit jepet feedback të paktën një herë në tre muaj. Kompania gjithashtu përdor një aplikacion të quajtur “ACE”, i cili realizon një dialog më të rastësishëm dhe të vazhdueshëm midis punonjësve.

Këto ndryshime reflektojnë në mënyrën se si të rinjtë mendojnë për dërgimin dhe marrjen e feedback-ut. Samantha Klein, një përfaqësuese e Korporatës Mijëvjeçare IBM, tha për Business Insider: “Ne nuk duan një vlerësim vjetor. Nuk duam të presim deri në fund të vitit për të dëgjuar nëse diçka e kemi bërë mirë apo gabim në mënyrë që të mund ta përmirësojmë atë.”

6. Në vend që të pyesin miqtë dhe famijarët për këshilla prindërore, të rinjtë i drejtohen Google

Shfletojnë Dr Google!

Të rinjtë sot i drejtohen internetit, ku mund të gjejnë vetë përgjigjet për çdo gjë që i mundon.

Kjo mund të jetë një gjë e mirë, sepse ata janë shumë të informuar – ose një gjë e keqe, pasi shumë informacion i madh merret në një kohë shumë të shkurtër.

7. Në vend të blerjeve në dyqane, të rinjtë sot po vishen me modën e shpejtë

Sayonara, Sears – plus Kmart dhe Macy. Të tre zinxhirët janë duke mbyllur dyqanet e tyre, raportoi Hayley Peterson i Business Insider.

Kjo për shkak se, të rinjtë nuk blejnë më nga markat dizenjuese. Në vend të kësaj ata po blejnë nga linjat me etiketë private dhe markat e modës së shpejtë si H & M dhe Zara.

Powered by WordPress