Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çështja e valutës është aq lehtë e zgjidhshme sa që mjafton vullneti

Çështja e valutës është aq lehtë e zgjidhshme sa që mjafton vullneti

Shkruan: Ardian Bajraktari

Ja si të zgjidhet Çështja e Valutës,

Hapi 1- Propozimi me u përfshi në agjendë legjislative të vitit 2024, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Bankën Qendrore, madje në rast nevoje edhe me propozim për shkurtim të afateve përkatëse të konsultimeve.

Hapi 2- Aprovimi nga Qeveria i propozimit të Ministrisë për Financa si dhe përfshirja në agjendën legjislative të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bankën Qendrore.

Hapi 3- Hartimi i projektligjit, konkretisht, ndryshimi i nenit 16, paragrafi 1, i cili është aktualisht: “Valuta e Kosovës do të përcaktohet me ligj në përputhje me nenin 11, të Kushtetutës”.

Propozimi mund apo do të duhej të ishte: “Valutë e vetme zyrtare me të cilën mund të realizohen transaksione dhe pagesa në Kosovës, është valuta euro”.

Ky ligj hyn në fuqi tre (3) muaj pas publikimit në Gazetë Zyrtare.

Çka do të arrihej me këtë rrugë, e para do të rregullohej dhe korrigjohej një lëshim në ligjin ekzistues, normë e cila ngjason më shumë si normë kushtetuese se sa ligjore, për më shumë, për nga mënyra e hartimit, nuk është në pajtim me standardet e hartimit të akteve normative.

Aktet hartohen dhe i referohen kohës së tashme, ndryshe nga që është ky paragraf që i referohet kohës së ardhme “do të përcaktohet”.

Po ashtu, do të shmanget një vendim, i një subjekti të paautorizuar me ligj, siç është Banka Qendrore, për të përcaktuar valutën, ngase kjo duhet të bëhet vetëm me ligj.

Përiudha tranzitore deri në hyrjen në fuqi të një propozimi të tillë (e diskutueshme natyrisht), përveç se do të jetë reflektim në raport me kërkesat e aleatëve dhe miqve tanë, do të ishe një periudhë reflektimi në raport me komunitetet, me theks të veçantë atë serb.

Ndryshe, trajtimi me këtë qasje do të sjell arbitrazhe, ngase, kemi dështuar t’i bindim aleatët tanë se çështjet e komunitetit serb i trajtojmë me objektivitet, ndonëse për fatin e tyre të keq, një pjesë jo e vogël, vazhdojnë ende të përdoren si instrument i politikës së Beogradit.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress