Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çerkin Dukolli: Nisma e gatshme për zgjedhjet, bashkimi i forcave është kyç

Çerkin Dukolli: Nisma e gatshme për zgjedhjet, bashkimi i forcave është kyç

Çerkin Dukolli, kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në emisionin N’PULT në TV Arbëria se partia e tij është plotësisht e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

“Nisma është e përgatitur për këto zgjedhje. Ne jemi në terren në çdo vend dhe kemi marrë shumë thirrje nga ish-bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt dhe bashkë-mendimtarë të tjerë, të cilët kanë kërkuar bashkim forcash, sepse e kanë parë se vetëm bashkimi i forcave dhe i njerëzve që dikur kanë dëshmuar se dinë të luftojnë dhe të ndërtojnë vendin mund të sjellë rezultate,” tha Dukolli.

Kujtojmë se Dukolli është i angazhuar në Nismë që nga themelimi dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dukolli shihet si një profil politik me stabilitet, përvojë dhe besueshmëri, që synon t’i japë forcë garës së partisë në zgjedhjet e ardhshme.