Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çerkin Dukolli: Kosovës i duhet unitet dhe përgjegjësi kombëtare

Çerkin Dukolli: Kosovës i duhet unitet dhe përgjegjësi kombëtare

 Çerkin Dukolli, ka bërë thirrje për unitet politik dhe përgjegjësi kombëtare në një kohë që, sipas tij, Kosova po përballet me sfida të shumta politike, ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë.

Dukolli ka vlerësuar se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për maturi politike, veprime dinjitoze dhe bashkim forcash, duke theksuar se interesi i shtetit duhet të jetë mbi çdo kalkulim politik apo partiak.

Ai ka mbështetur thirrjen e Fatmir Limaj për unitet në skenën politike, duke thënë se qëllimi i saj është rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur dhe të merituar.

“Kosovës më shumë se kurrë i duhet unitet, maturi politike, veprime dinjitoze dhe përgjegjësi kombëtare”, ka shkruar Dukolli.

Sipas tij, në kohë polarizimesh dhe sfidash të mëdha, vendi ka nevojë për njerëz që vendosin interesin e Kosovës mbi çdo interes tjetër.

Dukolli ka theksuar se Limaj ka dëshmuar vazhdimisht përgjegjësi, guxim dhe vizion shtetëror, ndërsa përkrahjen ndaj ideve dhe vendimeve të tij e ka cilësuar si mbështetje për stabilitetin, dialogun politik dhe ruajtjen e vlerave kombëtare.

Në fund, ai ka shtuar se Kosova mund të ecë përpara vetëm përmes bashkimit dhe unitetit, duke u shprehur krenar për angazhimet dhe projektet e mëdha të shtetit të Kosovës.

/TV Arberia