Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Cenon të drejtat për një proces ligjor”, Mishetiq kundërshton ZPS-në për pranim në prova të disa deklaratave të mëhershme të Shukri Bujës

“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, Mishetiq kundërshton ZPS-në për pranim në prova të disa deklaratave të mëhershme të Shukri Bujës

Pasi ZPS-ja përfundoi pyetjet për dëshmitarin Shukri Buja, prokurori James Pace tha se do të kërkojnë pranimin e disa dokumenteve në prova materiale por që parashtrimi është i gjatë.

Kundërshtime pati mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq e i cili tha se Prokuroria nuk ka treguar se në cilat pjesë të deklaratave të 2003-ës dhe 2005-ës të këtij dëshmitari do të mbështetet. Ai e ka quajt cenim i të drejtave për një proces ligjor të drejtë që të mos dihet se çfarë pjesë të deklaratave do të përdor ZPS-ja.

“Me duhet të them që kjo cenon të drejtat për një proces ligjor të drejtë të mos dimë ne se çfarë pjesësh duan ata të përdorin”, tha Mishetiq duke shtuar se Trupi Gjykues i TPNJ-së dhe ai në rastin Limaj e kanë quajtur deklaratën e Bujës në 2005 si të pavërtetë.

Kur prokurori tregoi se ka listë të gjatë për paraqitjen e provave, kryegjyqtari i udhëzoi që ta dorëzojnë me shkrim sot dhe mbrojtja t’i paraqes në të njëjtën formë kundërshtimet.

Por, Pace propozoi që të mos veprohet kështu me arsyetimin se është e rëndësishme që para se të fillohet me kundërpyetje, mbrojtja të kuptoj se çfarë është pranuar dhe çfarë nuk është pranuar. Sipas tyre kjo është në përputhje me vendimet e gjykatës në mënyrë që të mos jetë nevoja që të thirret edhe njëherë dëshmitari pasi t’i kenë përfunduar pyetjet palët.

Pace tha se është mirë që me email t’i dërgojë numrat por që tash dëshiron që të tregoj se ata parashtrojnë që të pranohen materiale si deklaratat e dëshmitarit të dhënë në 2003-ën dhe 2005, si dhe pjesa tjetër e deklaratave-pjesët me të cilat është ballafaquar dëshmitari (disa pjesë të deklaratave të 2001, 2002 dhe seanca e 2011-ës në lëndën Arben Kransiqi dhe të tjerët).

Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit thanë se kanë kundërshtime. Me kërkesën e Mishetiqit u largua dëshmitari me arsyetimin se është nevoja që të bëhen parashtrime në mes palëve.

Mishetiq tha se po kërkohet që të pranohen dy deklarata që janë thellësisht kontradiktore dhe ZPS-ja nuk ka treguar se cilat pjesë të deklaratave po i përdorin si të vërteta.

“Nuk na ndihmon kjo situatë. E kuptoj unë se çfarë po përpiqet z.Pace, por në rrethana aktuale kjo situatë nuk na ndihmo të na thuash që deklarata e 2003-2005 janë të rëndësishme apo kontradiktore. Ai thotë që këto janë pranuar përpara dhe ne kemi dijeni. Po tani po kërkohen të pranohen dy deklarata që kanë pjesë që janë thellësisht kontradiktore dhe Prokuroria nuk e ka nxjerrë se cilat pjesë të deklaratave po përdorin si të vërteta. Qëllimi i tij është i pakuptimtë. Ose të na thonë ‘ne zgjedhim këtë deklaratë të 2003, këtë të 2005’ edhe kështu me radhë”, tha Mishetiq.

Si rrjedhojë, ai shpjegoi kundërshtimet duke thënë që sipas tij deklaratë e pranuar në prova duhet të jenë vetëm pjesët që janë shfaqur dëshmitarit.

“Kundërshtimet tona janë si një vijimi: e para njëherë e kemi dhënë kundërshtimet që kemi bërë për përdorimin e Rregullës 143- pjesën që dëgjuam sot paradite që Trupi Gjykues ka thënë fjala ‘deklaratë’ sipas rregullës 143 nënkupton tërësinë e deklaratës. Ata thonë se duan të pranojnë edhe deklarata të plota por edhe pjesëza të deklaratave të tjera. Ndonëse Trupi Gjykues ka thënë e ‘deklaratë’ nënkupton deklaratën në tërësinë e vetë. Deklaratë sipas meje duhet të jenë vetëm pjesët që janë shfaqur dëshmitarit, por ju keni dal me vendim që ka kuptim tjetër”, tha ai.

Mbrojtja e Thaçit tha se po cenohet e drejta për një proces ligjor dhe të drejtë fakti që nuk e dinë se çfarë pjesësh të deklarata po përdor ZPS-ja.

“Ka kontradikta në ato që ka thënë dëshmitari. Ju keni urdhëruar redaktime të këtyre pjesëve. Nëse nuk do të ishin të pranueshme sipas rregullës 154, tani po thonë hajt të përdorim 143 që të pranojmë të gjitha, ndonëse keni kërkuar që disa pjesë të redaktohen. Qëndrimi ynë është që në kuadër të rregullës 154 duhet të ishin nxjerrë informacione live për pjesët që ishin kontradiktore. Të kishin bërë këtë që më pas ta diskreditonin a po ta fajësonin në sallën e gjyqit. Po nuk mund të thonë; po i përdorim të dyja rregullat, pranojeni të gjitha dhe mbrojtja e din se për çka e kemi fjalën. Me duhet të them që kjo cenon të drejtat për një proces ligjor të drejtë të mos dimë ne se çfarë pjesësh duan ata të përdorin”, tha Mishetiq.

Ai madje përmendi se TPNJ-ja dhe Trupi gjykues në rastin e Limajt ka potencuar se deklarata e 2005-ës e dëshmitari nuk është e besueshme. Si rrjedhojë, Mishetiq i përmendi ZPS-së Kodin e Etikes duke thënë se të kërkosh të pranohen në prova pjesë të deklaratës që janë cilësuar si të pabesueshme nga disa gjykata të tjera, bie në kundërshtim me këtë kod.

“Duhet thënë se deklarata e 2005-ës, si nga Trupi Gjykues i TPNj-së si nga Paneli edhe Trupi Gjykues të Limajt se nuk kanë qenë të besueshme. Ky ka qenë përfundimi. Pra, kjo cenon nenin 10 (c) dhe 30 të Kodit të Etikës që të kërkosh të pranohen pjesë të deklaratës të 2005 për vërtetësinë e përmbajtjes kur vetë Trupi Gjykues në çështjen Limaj ka dal në përfundim tjetër dhe këta e bëjnë dhe thonë që këto pjesë janë të vërteta”, tha Mishetiq duke kërkuar sqarim për këtë çështje”, tha ai.

Ndërsa, mbrojtja e Veselit përmes avokatit Rodney Dixon tha se duhet që ZPS-ja të përcaktojë se cilat janë pikëpyetjet, mospërputhjet, ku po gënjejnë apo cilat janë pjesët e vërteta të dëshmisë së këtij dëshmitari.

““Ne duam të shohim se çfarë ka në email, se Prokuroria duhet fillimisht të përcaktojë se cilat janë mospërputhjet, ku i kanë pikëpyetjet për këtë dëshmitar, ku po gënjen dhe cilat janë pjesët e vërteta. Fillimisht duhet evidentuar mospërputhjet ose të trajtojmë besueshmërinë ose mospeputhshmerinë e përmbajtjes së këtij dëshmitari. Ata mund ta bëjnë. Dua të shoh këtë emaili që t’i përgjigjem. Të thonë se çfarë provash kanë dhe të dalin me qëndrimin e tyre me këtë dëshmitarë që n ta kemi të qartë”, tha Dixon

Prokurori Pace citoi një parashtrim të Trupit Gjykues në këtë çështje gjyqësore ku thoshte se pasaktësia e pretenduar nuk pengon pranimin në prova të një materiali të caktuar.

“Gjithashtu edhe në vendimin për sa i takon parashtrimi… në të njëjtin dokument parashikohet se një palë nuk ndalohet nga ofrimi i provave të ndrysmë na një dëshmitar në qoftë se e bën të plotë ose të qartë që nuk po përpiqet që të mbështetet në një apo më shumë dëshmi sa i takon vërtetësisë apo përmbajtjes së kredibilitetit të dëshmitarit në fjalë. Kjo do të siguroj që Trupi Gjykues të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm përpara tij për ta vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit dhe mbeshtetshmerinë në dëshminë e tij.

Ndërsa sa i takon pranimit të deklaratës në tërësi në raport me atë pjesërisht, Pace iu referua një vendimi tjetër të Trupit Gjykues. Sipas tij, aty parashikohet se deklarata e mëparshme që është jopërputhese përmbush kriteret 138/143 dhe kjo është çështje diskrecioni për të vendosur nga Trupi Gjykues se në çfarë forme mund të pranohen deklaratat.

Pace më tej tha se nuk ka kundërshtim nëse mbrojtja preferon që t’i marrë në tërësi deklaratat e këtij dëshmitari.

Lidhur me pretendimin për shkeljen e të drejtës për gjykim ligjor për të akuzuarit, Pace tha se ata nuk kanë asnjë detyrim sa i takon mospërputhshmërive që pretendohet se ekzistojnë në dëshmitë e këtij dëshmitari

“Ne nuk kemi asnjë detyrim sa i takon mospërputhshmërive që pretendohet se ekzistojnë në dëshmitë e këtij dëshmitari. Ne nuk kemi dëgjuar asgjë sa i takon bazës ligjore për kërkesa të tilla. Ne kërkojmë që komentet e tilla të mundtë pranohen por vetëm për qëllimeve të kufizuar. Për këtë arsye, përmbajtjet duhet të vlerësohen në kuadrin e besueshmërisë së dëshmitarit…Ta vendosesh Prokurorinë në një pozicion të tillë që të përzgjedhë ato pjesë të cilat janë thelbësore për qëndrimin e vetë, është diçka e cila nuk ka të bëjë fare me vërtetësinë e asaj çfarë është thënë nga dëshmitari dhe është e parakohshme”, tha Pace.

Pace tha se ata e lexojnë si të besueshme deklaratën që Mishetiq e quan jo të besueshme.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes së Thaçit që kanë të bëjnë me deklaratën si të pabesueshme. Ne e konsiderojmë atë të besueshme sepse kështu e lexoj vendimin e bërë nga ATP-ja”, tha ai.

Mishetiq citoi një udhëzim ku thuhet se një palë nuk ndalohet që të kërkojë pranimin e deklaratave nga një dëshmitarë nëse e bën të qartë që nuk kërkon të mbështetet në këto deklarata për vërtetësinë e përmbajtjes.

Ai tha se Prokuroria duhet ët identifikojë pjesët në të cilat mbështetet dhe nga ana tjetër duhet ta diskreditoj dëshmitarin.

Pas disa diskutimeve të tjera, kryegjyqtari vendosi ashtu siç kishte propozuar në fillim që lista e materialeve të marrin një numër provizor dhe vendimi të merret pasi që janë shqyrtuar parashtrimet e palëve tjera.

Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata në UÇK
(Përditësuar, ora 12:48)- Dëshmitari Shukri Buja deklaroi në Hagë se në rast që kanë ndodhur sjellje joadekuate të ushtarëve ndaj civilëve, nuk ka pasur organe të hetuesisë në UÇK ose gjykata për t’u marrë me çështje të tillë.

“Ndonjë masë disiplinore mund të jetë trajtuar, por për shkelje të tjera nuk kemi pas asnjë kompetencë si Zonë Operative e luftës. S’kemi pas mekanizma, s’ka pas gjykatë, s’ka pas hetuesi ose organe të drejtësisë. Unë e potencova atë Rregulloren dhe nëse ka pas shkelje disiplinore ne kemi mujt me marrë masa deri në atë shkallë sa ka qenë mundësia rregullative për me marrë masa si komandë e zonës”, tha Buja.

Kjo deklaratë e ish-komandantit Buja erdhi pasi prokurori James Pace pyeti dëshmitarin se a e di nëse ndonjë ushtar i UÇK-së në Zonën e Nerodimes të jetë hetuar nga UÇK-ja për mënyrën se si ka trajtuar ndonjë civil, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“S’kemi pas mekanizma për formë të tillë se bindja ime ka qenë që civilët të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet ta keni parasysh se ne në atë kohë kemi bërë luftë të ashpër për fitimin e simpatisë brenda popullit tonë për të krijuar simpatinë e faktorit ndërkombëtar dhe çdo veprim i yni në drejtim të civilëve që mund të krijonte përshtypjen e veprimit kriminal apo terrorist, na dëmtonte si UÇK. Hetimet për ndonjë ushtar kanë mund të ndodhen pas luftës, por unë e kam këtë bindje”, tha Buja.

Tutje, ai u pyet nëse UÇK-ja ka hetuar ose shqiptuar ndonjë dënim në raste të keqtrajtimeve që kanë mundur të ndodhin gjatë luftës.

“Unë nuk besoj që kanë mujt me hetu sepse nuk ka pas mekanizëm për të hetuar…”, tha ndër tjerash Buja, duke përmendur se nuk kanë pasur gjykatë e as hetuesi.

Me kaq përfunduan pyetjet e ZPS-së për këtë dëshmitar, megjithatë vazhduan diskutimet për pranimin e provave materiale.

Powered by WordPress