Deputetja nga radhët e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur shantazh ndaj deputetëve vendimin e kryeministrit Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare nga opozita, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ajo tha se ky është edhe një injorim i hapur ndaj obligimeve kushtetuese.
“Çele guri gojën. Asnjë përgjigje e Kryeministrit dhe ministrave ndaj pyetjeve tona, të cilat kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve. Kur nuk punon e s’ke çfarë tregon, normalisht që mbetesh kokëulur.
Përndryshe, ky është injorim i hapur ndaj obligimeve Kushtetuese dhe shantazh ndaj deputetëve“.
/TV Arbëria