Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çeku: Vendosa të rikthehem në politikë sepse Kosova po del nga binarët ku e kemi lënë/AAK do të jetë befasi e zgjedhjeve!

Çeku: Vendosa të rikthehem në politikë sepse Kosova po del nga binarët ku e kemi lënë/AAK do të jetë befasi e zgjedhjeve!

Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Agim Çeku, kandidon në zgjedhjet e 28 dhjetorit për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nën siglën e AAK-së me numrin 10.

Angazhimi i Çekut në politikën aktive, vjen pas një kohe pauze, dhe ai në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic” ka renditur arsyet.

Ai tha se rikthimi i Kosovës pas e ka shtyrë që t’i rikthehet politikës, institucioneve dhe Parlamentit.

“Po e shoh që e kam një të kaluar, kam investu dhe kam kontribu shumë dhe po e shoh se ai kontribut nuk po vlerësohet dhe Kosova po del nga binarët ku e kemi lënë apo për ku është nis sidomos në aspektin e Aleancave Ndërkombëtare në aspektin e afirmimit të shtetit, fuqizimit të shtetit, vendosjes së Kosovës në hartën e vendeve perëndimore, demokratike, vendeve të sigurta, vendeve që kanë një perspektivë të hapur… kështu që pakënaqësia me këtë situatë më ka shty që edhe njëherë t’i kthehem politikës, institucioneve, Parlamentit të Kosovës dhe që nga brenda të jap një kontribut, jo vetëm si spektator i kësaj gjendje. Ju kam bashkuar zotit Haradinaj, Aleancës sepse mendoj se ai vërtet e ka përnjëmend dhe mund t’i shtyjë gjërat përpara dhe thjesht dua të jem krah i tij” deklaroi Çeku.