Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrullah Çeku ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur këtë fitore të jashtëzakonshme, historike dhe frymëzuese.
”Medaaaljeeeee! Ju lumtë Disi e Toni! Tri Olimpiada, tri herë medalje. E jashtëzakonshme, historike, frymëzuese.
Shteti ynë sërish në majat e suksesit botëror”, ka shkruar Çeku.