Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë nisur punimet edhe në kalanë e Korishës.
Ai tha se kjo kala kjo që i takon dy periudhave historike, asaj Dardane dhe periudhës Bizantine.
“Në këtë lokalitet arkeologjik shumështresor janë zbuluar gjetje të rëndësishme dhe për tri vitet e ardhshme kemi garantuar punime dhe mbikqyrje të vazhdueshme.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, arkeologjia po merr vëmendjen e duhur shtetërore.