Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çeku: I kemi shumëfishuar investimet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Çeku: I kemi shumëfishuar investimet në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku është shprehur se nga qeverisja Kurti tash e tri vite janë shumëfishuar investimet në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Ai për kamerën e TV Arbëria ka përmendur disa monumente kulturore që janë restauruar vitet e fundit në zonën e Hasit, e që thekson se janë marrë më në konsideratë ato që kanë qenë më të rrezikuara.

“Në shkallë të përgjithshme ne investimet tona në mbrojtjen e trashëgimisë kultutore i kemi shumëfishuar, vetëm në këto tri vite e gjysmë kemi restuaruar në numër më shumë se sa është bërë në dekatën paraprake, ndërsa konkretish në zonën e Hasit janë disa monumente që janë restauruar vitet e fundit, në buxhetin e ri e kemi edhe monumente të tjera, me prioritet i kemi trajtuar ato që kanë qenë më të rrezikume sepse ato rrezikojnë të humben si gjurmë, ndërsa në rradhë janë edhe monumentet e tjera sikurse që është shtëpia e Katerina Josipit në të cilën kemi bërë dhe po bëjmë përpjekje maksimale për ta funksionalizuar, për ta hapur për publikun, për vizitorin, për turistin”, ka thënë ai.

Ministri ka përmendur shtegun e lirisë, i cili thotë se i është dedikuar dëshmorëve të Hasit.

“Në të njëjtën kohë një nga projektet e tona që ka përfunduar sivjet është shtegu i lirisë i cili i dedikohet dëshmorëve të Hasit atyre që dhanë ma të shtrenjtën e tyre për lirinë tonë në ato beteja të lavdishme që i bënë. Tashmë ai shtegë me të cilin mund të bëhet ecje, mund të bëhet edhe dalje me mjetet e tjera motorike edhe për ta mirëmbajt aktivitetin rekreativ-sportiv por edhe për t’i bërë nderime atyre që sakrifikuan për lirinë që e gzojmë ne sot”, ka thënë Çeku.

Ndër të tjera ministri Çeku thotë se duke e marrë parasysh pasurinë kulturore që posedon Hasi, ani pse sipas tij është bërë mjaftueshëm nga Qeveria në këtë drejtim, ai thekson se ka gjithmonë hapësirë për më shumë mbështetje.

“Kjo zonë shquhet mbi të gjitha për shpirtnorën, pra monumentet janë fizike mirëpo shpirtnorja është ajo që na mban traditën, që na e mban identitetin dhe që na qon tutje. Manifestime si sot kjo këtu e mirëmbajnë shpirtnoren dhe ne gjithmonë bëjmë më të mirën që t’i mbështesim festivalet, organizatat, shoqëritë kulturo-artistike sidomos ato që e kultivojnë folklorin dhe muzikën burimore shqiptare. Në këtë drejtim do të thosha që kemi bërë mjaftueshëm, mirëpo duke e ditë çfarë pasurie kulturore dhe identitare përfaqëson Hasi, ka gjithmon hapësirë për më shumë mbështetje”, ka thënë ai për TV Arbëria.

Intervista e plotë: