Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Çdo sektor ka dalë në rrugë” – Muhaxheri komenton deklaratën e kryeministrit për mungesë të protestave

“Çdo sektor ka dalë në rrugë” – Muhaxheri komenton deklaratën e kryeministrit për mungesë të protestave

Analisti politik Arton Muhaxheri ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është aq e rëndë për qytetarët, pasi ata nuk po protestojnë.

Është deklaratë e Kurtit për me ia ba qejfin vetes, sepse në Kosovë asnjëherë s’ka pasë ma shumë protesta se në qeverisjen e tij”, tha Muhaxheri për TV Arbëria.

Ai shtoi se nëse Kurti nënkupton se protesta duhet të ketë dhunë, atëherë ka problem me konceptin se çka është protesta.

Muhaxheri përmendi një seri të gjatë protestash që kanë ndodhur gjatë mandatit të Kurtit.

Greva e punëtorëve të arsimit, e punëtorëve shëndetësorë, protesta e punëtorëve të RTK-së, protesta e sindikatave të Kosovës, protesta e veteranëve të UÇK-së, pastaj kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, edhe dhjetëra të tjera që kanë ndodhë gjatë mandatit të tij”.

Sipas tij, fakti që qytetarët protestojnë në mënyrë të vazhdueshme tregon qartë pakënaqësinë që ka rritur qeverisja aktuale.

Çdo sektor pothuajse ka dalë në rrugë, nga arsimi te shëndetësia, nga punëtorët e mediave publike te sindikatat e mëdha. Këto nuk janë përjashtime – janë pasojë direkte e pakënaqësisë që është rritë gjatë qeverisjes së tij”.

Analisti gjithashtu vuri në dukje një formë tjetër të protestës që ai e sheh si më të rrezikshme për shtetin.

Por protesta më e madhe dhe më e rrezikshme për shtetin është ajo që po zhvillohet sot në heshtje: braktisja masive e Kosovës. Kjo është protesta që Kurti s’po don me e pa, sepse është pasqyra më e qartë e gjendjes reale ekonomike dhe sociale në vend”.