Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku

Ceremonia e varrimit të policit Afrim Bunjaku

Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielen në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri.

Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në varrimin e policit të ndjerë po marrin pjesë edhe shumë figura politike.

Polici i ndjerë Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në ceremoninë e varrimit e ka quajtur ” frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”.

/TV Arbëria