Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore
35 mijë euro hua për të mbuluar shpenzimet familjare, 10 mijë të tjera borxh për makinë – kjo është pasuria e Dimal Bashës

35 mijë euro hua për të mbuluar shpenzimet familjare, 10

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka raportuar një hua prej 35 mijë eurosh,
Gruda liston vërejtjet e PDK-së për Byronë: Nëse s’përmirësohen, s’kemi se si ta përkrahim  Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet leximi i parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka listuar disa prej vërejtjeve që ka lidhur me Projektligjin, shkruan Gazeta Express.  Gruda ka thënë se gabimi i parë ka qenë fakti që s’ka pasur konsultim publik. Ai ka thënë se i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që të ketë një konsultim publik legjislativ në mes të leximit të dytë dhe të tretë.  “S’ka pasur konsultim publik, duhej të vihej në konsultim publik para miratimit në Qeveri. Një ligj kaq i ndjeshëm duhet t’i nënshtrohet një debati nga profesionistët. Duhej t’i jepej mundësi secilit qytetar që të japë mendimin për këtë ligj. Është standard që kërkohet. Ka qenë një lëshim që s’do të duhej të ndodhte”, ka thënë Gruda.  “Mund të organizojmë mes dy leximeve, konsultim publik për legjislacion, ia kam propozuar edhe ministres. Mendoj se është rruga se si ta bëjmë ligjin në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Gruda tutje.  Ai ka thënë se edhe lënia e disa çështjeve për t’u rregulluar me akte nën-ligjore është përsëri problematike, meqë Kushtetuesja ka sqaruar se gjithçka duhet të rregullohet me Ligj.  “Vërejtja e dytë. Kushtetuesja ka bërë vërejtje për ligjin se asgjë s’mund të rregullohet me akte nën-ligjore, por me ligj. Ajo dispozitë që i është lënë drejtorit për veprime me disa akte-nënligjore duhet të fshihet”, ka thënë Gruda, raporton Express.  Deputeti i PDK-së ka folur edhe për mungesën e mekanizmit të kompensimit, duke thënë se një mekanizëm i tillë është i nevojshëm për ta bërë Byronë më efikase. Sipas Grudës, kompensimi duhet të jetë më i lartë, në mënyrë që Byroja të mos trajtojë çfarëdo rasti.  “Mungesa e mekanizmit për kompensim efikas. Ky mekanizëm e bën byronë më efikase, për të mos u marrë me çfarëdo rasti”, ka thënë ai tutje.  Gruda ka thënë se Projektligji ka edhe probleme në mënyrën se si është shkruar, duke thënë se s’është shkruar me gjuhë juridike.  “Ligji s’është shkruar në gjuhë juridike”, ka thënë Gruda tutje.  Ai ka kritikuar edhe emrin e Projektligjit, duke thënë se në përmbajtje nuk pasqyrohet, meqë Byroja nuk konfiskon pasuri, por Gjykata.  |”Byroja nuk konfiskon pasuri. Titulli i Ligjit nuk e reflekton përmbajtjen e Ligjit. Gjykata vendos për konfiskimin”, ka thënë Gruda.  Ai ka thënë se sot PDK-ja do të abstenojë në lexim të parë, me qëllim të krijimit të hapësirës për të pasur konsultime legjislative në mes të leximeve për të adresuar vërejtjet.  Gruda ka thënë se nëse ato ndryshime s’do të ndodhin, PDK nuk ka se s’i ta përkrah një Ligj të tillë.  “Që ligji të kalojë duhet t’i jepet shans përmirësimit”, është shprehur Gruda.

Gruda liston vërejtjet e PDK-së për Byronë: Nëse s’përmirësohen, s’kemi

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet leximi i parë i
Pasuria e Konjufcës: Banesë 99 m², tokë dhe rreth 9 mijë euro kursime

Pasuria e Konjufcës: Banesë 99 m², tokë dhe rreth 9

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për
Abdixhiku publikon pasurinë vjetore: Rritje e pasurive të paluajtshme dhe detyrime kreditore mbi 150 mijë euro

Abdixhiku publikon pasurinë vjetore: Rritje e pasurive të paluajtshme dhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar deklarimin e tij të rregullt vjetor të pasurisë, të cilin
Ish-presidentja Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga e mëditjet – kjo është pasuria e saj

Ish-presidentja Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura

Ish-Presidentja Vjosa Osmani, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka deklaruar mëditje në vlerë 10 mijë e 305 euro, nga udhëtimet
Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë 128 mijë euro, kjo është pasuria e Kryeparlamentares

Albulena Haxhiu bleu sivjet banesë në vlerë 128 mijë euro,

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherit Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka blerë sivjet banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro
Maqedonci: Një përfaqësues i SHBA-së na ka ndihmuar në përgatitjen e FSK-së për misionin në Gaza

Maqedonci: Një përfaqësues i SHBA-së na ka ndihmuar në përgatitjen

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të dërguar disa dhjetëra pjesëtarë të forcave të saj të sigurisë në një mision ndërkombëtar
Haradinaj për Kurtin: Po e shfrytëzon këtë kohë me e kap shtetin

Haradinaj për Kurtin: Po e shfrytëzon këtë kohë me e

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti për kapjen e shtetetit dhe pushtetit derisa përmendi disa shembuj. Në
Rasti në Malishevë, Krasniqi: Dy fëmijët e tjerë janë në kujdesje të gjyshërve

Rasti në Malishevë, Krasniqi: Dy fëmijët e tjerë janë në

Pasditen e së enjtes kanë vdekur dy fëmijë e babai i tyre nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë.
Vrasja e Liridonës, Naim Murseli: Behgjet Pacolli s’ka lidhje me rastin, emri i është përmendur padrejtësisht

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli: Behgjet Pacolli s’ka lidhje me

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli, ka mohuar përfshirjen në këtë rast, duke deklaruar se nuk