Shkruan: Afrim Kasolli
Ngjyra e filozofisë është gri, sipas Hegelit. Piktura e saj është zymtore. Asaj i mungon freskia rinore. Prandaj, ajo mund të shërbejë vetëm si “mjet” për ta kuptuar racionalisht atë që ka ndodhur. Koha e përshtatshme për lulëzimin e saj është muzgu.
Nuk është e rastësishëme që në kuptimin e mirëfillte, sipas filozofit gjerman, ajo mori hov kur jeta politke greke hyri në procesin e dekompozimit dhe rënies së pashmangshme. Çfarë tragjedie. Kur politika është në kulmin e shkëlqimit e përçmon misionin e fisem të mendimit. Kurse kur shfaqet nevoja për këtë të fundit, atëherë edhe këtij i mungon forca e veprimit. Kjo çarje ka mbetur konstante gjatë historisë, deri në ditët e sotme.
Veprimi pa mendim dhe mendimi i kredhur në vetminë e tij metafizike në pamundësi për veprim.