Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka realizuar një tjetër projekt të ri muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, Trim Ademi (emri i vërtetë) ka njoftuar këngën e re si dhe ka zbuluar datën e lansimit.
Ai tregon për ndjekësit se kjo këngë do të lansohet këtë të shtunë, me datë 20 korrik.
“Miss me – këtë të shtunë. 17:00, në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar ai.
I njëjti gjithashtu ndau edhe disa pamje nga klipi, përpara se të publikohet i plotë.
Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë projekt, gjersa reagimet qenë tejet pozitive.
Capital T në gusht rikthehet me “Time Capsule” në Tiranë, pesë vite pas të parit që mbajti në këtë vend.