Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Capaldi në Sunny Hill, kjo është historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Capaldi në Sunny Hill, kjo është historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë

Lewis Capaldi është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës pop dhe soul të viteve të fundit, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe këngët me tekst emocional.

Ai lindi në Skoci dhe fillimisht u bë i njohur përmes videove të tij në internet, ku talenti i është vënë re menjëherë, duke e çuar drejt kontratave me industri të madhe muzikore.

Suksesi i tij ndërkombëtar erdhi me hitin “Someone You Loved”, i cili u kthye në një nga këngët më të dëgjuara në botë dhe i solli famë globale, duke e vendosur në krye të top-listave dhe duke i fituar çmime të rëndësishme muzikore.

Pas këtij suksesi, ai publikoi edhe këngë të tjera të njohura si “Before You Go”, “Bruises” dhe “Forget Me”, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga artistët më të kërkuar të gjeneratës së re.

Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa sfida. Capaldi ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe fizik, përfshirë sindromën Tourette dhe ankthin, të cilat shpesh e kanë detyruar të bëjë pauza nga muzika dhe të anulojë disa paraqitje live.