Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Cantona beson se Ronaldo duhet ta pranojë që po plaket: Ai nuk është më 25-vjeçar

Cantona beson se Ronaldo duhet ta pranojë që po plaket: Ai nuk është më 25-vjeçar

Për Eric Cantonan, legjendën e “Djajve të Kuq”, fundi i dështuar i aventurës mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United shpjegohet mbi të gjitha me refuzimin e portugezit për t’u plakur.

Në një intervistë sot me “Manchester Evening News”, Eric Cantona e analizoi fundin e hidhur të Cristiano Ronaldos në Angli.

Legjenda e United, i njohur ndryshe me nofkën “The King” apo ndryshe “Mbreti” beson se Ronaldo nuk dëshironte ta pranonte që po plaket.

“Ai nuk e realizoi dhe ende nuk e kupton që nuk është më 25 vjeçar”, tha Cantona.

“Unë mendoj se ju keni dy lloje lojtarësh në fund të karrierës së tyre. Vendosa të tërhiqem i ri (në moshën 30 vjeçare). Dhe pastaj ka nga ata që duan të luajnë deri në 40 vjet. Ka edhe nga ata që duan të luajnë çdo lojë sepse ata mendojnë se janë ende 25 vjeç dhe ata që e kuptojnë se nuk janë më 25 vjeç dhe janë atje për të ndihmuar lojtarët e rinj, ata e dinë se nuk do të luajnë çdo ndeshje.

Roli i tyre është të ndihmojnë lojtarët e rinj. Siç bën gjithmonë Ibrahimovic me Milanin, siç bënë më parë Giggs ose Maldini. Ronaldo (37 vjeçar) është thjesht më i vjetër dhe duhet ta kishte kuptuar këtë. Ai duhet t’i kishte thënë vetes: ‘OK, nuk jam më 25 vjeç, nuk mund të luaj çdo ndeshje. por unë do të ndihmoj lojtarët e rinj dhe do ta pranoj këtë situatë.’ Duhet ta pranoni”, tha Cantona.

Cantona është i bindur se Ronaldo do të kishte pasur sukses në rikthimin e tij në Premier Ligë nëse do të kishte pranuar që trupi i tij filloi të ndjente peshën e viteve. /TV Arbëria

Powered by WordPress