Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, emisioni “Canapé” kthehet më 9 shtator dhe është gati për sezonin e ri.
Nën moderimin e Shpend Lipes, ky sezon do të sjellë shumë befasi dhe do të jetë shoqëruesi juaj i përditshëm në ekranin e T7, nga ora 18:10. “Canapé” do t’iu mbajë përpara ekranit me mysafirë të veçantë nga showbizi, kultura e jeta sociale.
Nuk do të mungojnë as materialet e përgatitura nga çdo cep i Kosovës. Pra, mos harroni, “Canapé” ju pret nga e hëna në të enjte në orën 18:10.