Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Canaj: Për vendin do të ishte më i mirë një koalicion opozitar…

Canaj: Për vendin do të ishte më i mirë një koalicion opozitar…

Blerim Canaj, ish-diplomat, në emisionin ARB Debat me Rid Berishën ka thënë se Kosovës i duhet një koalicion opozitar. Sipas Canajt, kjo do të ishte në të mirë të Kosovës në aspektin diplomatik.

“Mendoj se për vendin do të ishte më i mirë një koalicion opozitar, për shkak se nuk do t’ia dëshiroja Kosovës një Albin Kurti këtu dhe një Richard Grenell me Donald Trump, për shkak se e pamë se çfarë ndodhi me Zelenskyn.

Për katër vjet, në kohën e Biden, ne kemi dështuar në marrëdhëniet me SHBA-të dhe me BE-në. Paramendoni se çfarë mund të na ndodhë me dikë si Grenell dhe Trump. Në këtë kontekst, mendoj se një koalicion i opozitës do të ishte i mirëseardhur,” ka thënë Canaj. /TV Arbëria