Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, në mbrëmjen e 9 shkurtit, ku opozitën e quajti “hajvana”.
Ai ka thënë se me këtë, Kurti nuk i ka ofenduar vetëm opozitarët, por edhe qytetarët që i kanë votuar këto parti.
“Nëse liderët e partive janë hajvana, atëherë ata që i kanë votuar janë hajvanat. Edhe sikur e tha Kurti, koha e hajvanëve paska kaluar. Kjo gjuhë polarizuese, e cila i ka përcjellë qeverinë katër vjet me radhë e deri në mbrëmjen e fundit, do të na sjellë një ngërç politik,” ka thënë Canaj.