Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Calabria: Mezi pres të luaj kundër Milanit

Calabria: Mezi pres të luaj kundër Milanit

Davide Calabria foli përsëri për lamtumirën e tij të hershme me Milanin gjatë konferencës së prezantimit si lojtar i ri i Bolonjës. Ai ka thënë se në kampin kuq e zi kishte shumë tensione dhe situata të pakëndshme mnë muajt e fundit.

“Kjo lëvizje mund ta bëjë të qartë ambicien time” ishin fjalët e ish-kapitenit të kuqezinjve, i cili u largua gjashtë muaj përpara skadimit të natyrshëm të kontratës së tij.

Ndeshja Bologna-Milan është planifikuar për 26 shkurt: “Mezi pres ta luaj, jam i emocionuar për këtë sfidë. Është e re dhe i marr gjërat e reja në një mënyrë pozitive, do të jetë mirë të takoj ish-shokët e mi, i uroj më të mirat, por jo për atë ndeshje”, ka thënë Calabria.

Calabria tha se ishte i bindur se zgjedhja e Bolonjës mund ta ndihmonte edhe me ekipin kombëtar : “Absolutisht, zgjodha një vend ideal për të rifilluar veten dhe për të filluar përsëri, ekipi kombëtar është gjithmonë një mendim i vazhdueshëm…ka thënë ai./kp