Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Caktohet stadiumi për ndeshjen Izrael vs Kosova, luhet në Hungari

Caktohet stadiumi për ndeshjen Izrael vs Kosova, luhet në Hungari

Është caktuar stadiumi për ndeshjen mes Izraelit dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Më 1 tetor, kjo ndeshje do të zhvillohet jashtë Izraelit për shkak të gjendjes së luftës në këtë shtet.
Ky takim do të zhvillohet në një stadium neutral, i cili do të jetë “Nagyerdei”, në Debrecen të Hungarisë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nga ora 20:45 më 1 tetor.

Stadiumi ku luan skaudra e Debrecenit ka një kapacitet prej 20 mijë ulësve.