Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë ku vdiqën dy persona

Caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë ku vdiqën dy persona

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim shoferes e cila është e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Këtë e bëri të ditur Marcel Lekaj, zëdhënës për media në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

“Është aprovuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par 9 (nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ) lidhur me par. 6 ( nëse vepra penale kryhet nga pakujdesia) dhe 1 të KP-së”, ka thënë Lekaj.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

/TV Arbëria