Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Caktohet masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq

Caktohet masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq

Ish-policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinës

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që ta dërgojë në paraburgim ish-policin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq akuzohet se ka kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut. /TV Arbëria

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 12 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Powered by WordPress