Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Caktohet masa “Arrest në burg” ndaj ish-asambleistit të VV-së Besnik Mujecit

Caktohet masa “Arrest në burg” ndaj ish-asambleistit të VV-së Besnik Mujecit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e burgimit pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Arrest në burg u caktua për dy qytetarët e Kosovës Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia, shkruan abcnews.al.

Një prej të cilëve, Besnik Mujeci ish-aktivist i Vetëvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që pesë të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

/TV Arbëria